TIRANË- Jo shumë larg Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ishte planifikuar të shkëmbehej një sasi prej 1 kg e 130 gramë kokainë. Por, plani i trafikantëve u prish kur krejt papritur ndërhynë agjentët e Antidrogës, të cilët e kishin kuptuar çfarë po gatuhej dhe kryen arrestimin në flagrancë të 3 personave.

Në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë një karburanti u arrestuan Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç, këta që shihni në këto foto. Policia thotë se gjatë aksionit për arrestimin e tyre, Paulo Shyti nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por rezistenca zgjati shumë pak.

Burimet bëjnë me dije se agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave. Më herët për ta janë siguruar edhe prova të tjera, përfshirë këtu edhe blerje e simuluar e lëndëve narkotike nga agjentë të infiltruar, duke kopsitur në këtë mënyrë veprimtarinë kriminale.

Lënda narkotike e kapur ditën e sotme, e cila ishte mbështjell me facoleta, vinte nga Fieri dhe ishte transportuar nga të arrestuarit me një makinë fouristradë tip “KIA”, ndërsa takimi ishte lënë pranë një karburanti. Në fund të operacionit, përveç të arrestuarve dhe kokainës, u sekuestrua edhe makina dhe 3 celularë, të cilët do të shërbejnë për mbledhjen e provave të tjerë dhe identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë pjesë e rrjetit të shpërndarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:41
U kapën me 1 .1 kg kokainë, foto e tre djemve të arrestuar në rrugën 'Myslym Shyri' Tiranë

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron foton e të arrestuarve në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë pasi u sekuestruan 1 kg e 130 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç.

Foto u sigurua nga gazetari Sokol Dema. 

1719387585_pauloshytixheloajasllariervinrakipi.jpg

Foto: Paulo Shyti, Ervin Rakipi, Xhelo Ajasllari