TIRANE - 11 shtetas janë arrestuar nga policia e qarkut Tiranë: tentativë vjedhje, armëmbajtje pa leje, ngacmim i të miturve, tentativë vrasje, dhe dëmtimi i pronës janë akuzat që në operacionin e policisë ka vënë në pranga 11 shtetas.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në flagrancë, në qytetin e Tiranës dhe në qytetin e Kavajës. Shtetasit, Hafiz Daci, vjec 25, Bafti Ndreguti, vjec 23, banues Bathore Tirane, janë me precedentë penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, Dritan Karruli, vjec 26, Klodian Karruli, vjec 26, si dhe Shkëlqim Karruli, vjec 42, banues në Kavajë, të dyshuar për vjedhjen e bagëtive në fshatin Helmës, Kavajë.
Marjus Ismaili, vjec 22, dhe Retalio Cullhaj kanë rënë në prangat e policisë për tentativën e vrasjes dhe vjedhjes, akuza këto të referuara nga policia për Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kavajë.
(ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com