Policisa e Kosovës me asistencë të Doganës po zhvillojnë një aksion në veri.

Gjatë këtij aksioni janë gjetur armë dhe bluza të mbushura me simbole nacionaliste serbe në veri.

Lajmin e ka konfirmuar zv. drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ky mall i kontrabanduar është gjetur brenda një lokali në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

“Rreth orës 12 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposaviqit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj”, ka deklaruar Elshani.