Një takim trelateral mes bashkimit Evropian, Amerikës Latine dhe Ballkanit Perëndimor u zhvillua javën e kaluar në Bruksel ku ishte pjesë dhe Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ajo çka bëri përshtypje, ishte tabela e çdo shteti vendosur përpara çdo përfaqësuesi përkatës, ndryshe nga Shqipëria që mungonte dhe në vend të saj ishe emri i Altin Dumanit. Vetë Dumani e ka sqaruar këtë foto duke thënë se vetëm vendet e BE-së dhe Amerikës Latine kishin përpara tabelën me emrin e shtetit, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor jo.

Kjo se në takim ishte dhe Kosova dhe për shkak të përplasjeve që ka me Serbinë, të gjithë prokurorët kishin përpara emrat e tyre dhe jo të shteteve përkatëse me qëllim për të mos krijuar problem dhe për të mos penguar kryeprokurorin e Kosovës të fliste.