TIRANË- Me urdhër të SPAK, po zhvillohet një operacion antidrogë i shtrirë në Tiranë dhe në qytete të tjera. Mësohet se me vendim të GJKKO-së, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për një emër të njohur si Jetmir Pepa allias Marashi. Për këtë të fundit ende nuk dihet nëse masa është ekzekutuar, pasi operacioni është ende në vijim. Masat janë lëshuar me kërkesë të prokurorit Alfred Shehu.

Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.

"Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim", informoi SPAK në një reagim paraprak. 

Lajmi në përditësim....

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:47
SPAK lëshoi urdhër arrest për përfshirje në trafik droge, kush është Mir Pepa, qëlloi me armë në mes të koncertit të ‘Cincos’

1776238858_jetmirpepa.jpg

Me urdhër të SPAK është lëshuar urdhër arrest për Jetmir Pepën, i njohur edhe si Mir Pepa. Ai është një personazh me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim më herët pas një sherri me armë në një koncert. Prej janarit 2025, Mir Pepa rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës pas ka qëlluar me armë zjarri në Parkun Olimpik në një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.

Pas një sherri, Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në mes të koncertit, i cili ishte i mbushur plot me të rinj që po festonin natën e ndërrimit të viteve dhe më pas u largua. Në momentin e të shtënave, në skenë po performonte reperi Stresi, dhe priteshin edhe emra të tjerë të njohur të skenës shqiptare, si Dafina Zeqiri. Koncerti mbahej në sallën e Parkut Olimpik në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë dhe ishte marrë me qira nga Cinco Cavalli Group.

Emri i Mir Pepës është lakuar edhe në konfliktin e motrave Berisha të cilat dhunuan blogeren Klea Prenga, pasi dyshonin se ajo kishte krijuar raport intim me Pepën. Ky i fundit ishte ish-partneri i Marinela Berishës, më të cilën ka edhe një fëmijë.