GJAKOVE- Pas 15 viteve, në vendin ku u bombardua nga forcat e NATO-s, po ndërmerret aksion për pastrimin e mbeturinave që ishin shkaktuar nga këto bombardime.

Mbeturinat të cilat gjenden tek pompa e derivateve “Marash Petrol” në Gjakovë, sot do të hiqen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Forcat e FSK-së, nën mbikëqyrje të trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Plani aksional do të nisë sot (e premte) tek pompa e derivateve "Marash Petrol", në rrugën Gjakovë-Prishtinë dhe do të fillojë nga ora 10:00.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)