Kosova - Policia ka bërë të ditur se nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione në kuadër të luftimit të krimit të organizuar.
Sipas autoriteteve, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “pastrimi i parave”.
Në këtë aksion, siç bëhet e ditur, krahas institucioneve vendore, po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it dhe autoriteteve ligjzbatuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se pas përfundimit të operacionit, do ta informojnë opinionin publik për rezultatet përmes një komunikate të përbashkët. /KosovaPress/
Komente






