Katër persona janë arrestuar në Veri të Mitrovicës, pasi dyshohet se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç.
Sipas informacioneve të para nga mediat në Prishtinë, operacioni nga policia e Kosovës është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme. Dy nga të arrestuarit janë ish-polici Dragisha Markoviç dhe Sasha Curciç.
Lideri i iniciativës qytetare 'Liri, Demokraci, Drejtësi', Oliver Ivanoviç u ekzekutua me armë zjarri në Kosovë në janar të këtij viti, ndërsa ende nuk janë arrestuar autorët (lexo këtu).

Komente

