TIRANË- 7 persona janë arrestuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit, për vjedhje dhe dhunë fizike e psikologjike.

4 raste  të dhunës në familje janë neutralizuar gjatë 24 orëve të fundit.

Gruaja 43-vjeçare, B. M., banuese në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa.

E. Xh ., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

G. K., 52 vjeç dhe F. H ., 45 vjeç, të dy banues në  Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

I arrestuari është edhe A. P., 29  vjeç, banues në Durrës është kapur gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit H. S., 42 vjeç.

Sipas deklaratës së policisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë këtij muaji, konkretisht: I vjedhjes së një pakoje në një motor, më datë 29.01.2020; i  vjedhjes së portofolit të shtetases E. D., më datë 18.01.2020; i  vjedhjes së laptopit të shtetasit E. M., më datë 27.012020; i vjedhjes së disa pijeve alkoolike në ambientet e një hoteli, më datë 27.012020.

Ai i ka realizuar vjedhjet me një sharrë dhe një kaçavidë të vogël.

Sipas policisë, materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 2 persona, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

H. SH, 49 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje.”

S. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për  veprën penale “Vjedhja”.