Aksioni anti-informalitet, Ahmetaj:
Qeveria nuk do të ndryshojë taksat

Në fokus të fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, është thjeshtimi i procedurave tatimore dhe fiskale. Kështu deklaroi në mbjedhjen e Këshillit Tatimor, ministri i Financave Arben Ahmetaj.

"Qëllimi ynë është thjeshtimi i procedurave tatimore dhe fiskale. Qeveria ka vendosur të mos ndryshojë taksat dhe t'i transmetojë sipërmarrjes një garanci që sistemi tatimor do vijë duke u përmirësuar dhe thjeshtëzuar për përmirësimin e klimës së biznesit," u shpreh Ahmetaj.

Ministri i Financave shtoi se në 3 javët e ardhshme do të bëhet funksional platforma dixhitale, një aplikacion që do të quhet "tatimpaguesi dixhital" që do të jetë i përdorshëm në Android, PC dhe celularë.

Përmes këtij aplikacioni sipërmarrësit do të mund të informohen mbi procedurat tatimore si dhe mund të shprehin vërejtjet, opinionet dhe sugjerimet e tyre ndaj administratës doganore dhe tatimore.
 
Ahmetaj kërkoi një vëmendje më të madhe nga ana e Këshillit Tatimor, si organ këshillues.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave