Aksioni anti-informalitet rrit minimalisht të ardhurat fiskale gjatë korrikut

Aksioni anti-informalitet rrit minimalisht të ardhurat fiskale gjatë korrikut

Rreth 265.3 miliardë lekë janë mbledhur në arkën e shtetit në 7 muajt e parë të vitit. Por duket se fushata anti-informalitet ka dhënë efekt me vetëm 300 milionë lekë të mbledhura më shumë gjatë korrikut, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm  gjatë këtij muaji janë mbledhur 39.2 miliardë lekë, nga 38.9 që u mblodhën në Korrik 2018. Të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave, tregojnë se mbledhja e të ardhurave regjistrohet në rreth 1.4 miliardë lekë më pak se parashikimi i bërë për muajin korrik.

Përveç efekteve të kursit të këmbimit, mosmbledhja e TVSH-së sipas parashikimit tregon tkurrjen e konsumit dhe dinamizmin e dobët të ekonomisë.

Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin, me rreth 2.6 miliardë lekë më shumë, ku janë mbledhur rreth 22 miliardë lekë. Ndërsa rritjen më të madhe e ka shënuar tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 26 miliardë lekë apo 5.2 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar.

Sa u takon investimeve, janë disbursuar 34.6 miliardë lekë, apo rreth 2 miliardë më shumë se viti që lamë pas.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen