SHKODER - Në ditën e dhjetë të operacionit antikanabis në Lazarat, policia ka nisur një tjetër operacion të gjerë, këtë herë në veri-perëndim të vendit. Drejtoritë e Policive Shkodër, Kukës dhe Lezhë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër kanë bashkuar forcat dhe prej orëve të para të mëngjesit të së martës kanë nisur krehjen e zonave të dyshuara për kultivim kanabis në Malësinë e Madhe dhe shpatet e paleve që formojnë liqenin e Komanit.
A1Report ka siguruar dhe sjell fotot e para të operacionit, ku duket qartë që bimë e kanabisit ka arritur lartësinë 1 metër. Në fotot eksluzive duken edhe mjetet lundruese që trasnportojnë trupat policore në skarpatet e liqenit të Komanit ku ka patur informacione për kultivim masiv të kanabisit, sikundër edhe në zonat e thella në Mazrek dhe Gur I Zi.
Po të martën, policia e Kurbinit në një tjetër operacion antikanabis ka gjetur dhe asgjësuar 800 bimë narkotike në fshatin Gurëz.
Ndërkohë në një tjetër operacion të zhvilluar nga policia e Shkodrës gjatë ditës së sotme janë gjetur dhe asgjesuar 2100 rrënjë kanabisi të mbjella në fshatrat e Komunës Gur i Zi në 77 parcela të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe 100 kubikë me kanabis sativa.

(Në foto: Aksioni i policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Shkoder) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO