Aksioni antikanabis në Dukagjin
Tahiri: Kjo është policia që duam

Aksioni antikanabis në Dukagjin<br />Tahiri: Kjo është policia që duam
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka përshëndetur operacionin e nisur në vendi të vendit, në malësinë e Dukagjinit. Në një status në rrjetin social Facebook, tahiri shkruan se kjo është shenja e radhës e vullnetit tonë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike.

"Operacioni kundër plantacioneve të kanabis në Dukagjin e zonat përreth, shenja e rradhes e vullnetit tonë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike. Policia që duam", shkruan ministri i Brendhsëm.

Sipas ministrit të Brendshëm 344.407 bime kanabis janë asgjesuar nga 1 qershori 2014 deri sot. "Kjo është 25 herë më shume se e njëjta periudhe e vitit te kaluar", shkruan ministri Tahiri në një tjetër postim.

tahiri ne fb
Qato: Do t’i shkojmë deri në fund këtij operacioni

Pasi ka inspektuar nga afër aksionin antikanabis të policisë së shtetit në 4 komuna të Dukagjinit, i cilësuar si operacioni më i madh në vend pas atij të Lazaratit, n/drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Altin Qato ka theksuar nga Shkodra vendosmërinë e këtyre strukturave për të mos u ndalur deri në asgjësimin e plotë të çdo rrënje të mbjellë në vend. Deri më tani janë asgjësuar mbi 34 mijë rrënjë, ndërsa janë angazhuar në terren 150 forca policore të ndara në terren në 13 grupe.
 
Qato ka pranuar zyrtarisht se ka patur të shtëna me armë dhe policia i ka lokalizuar në komunën Pult. Nga ana tjetër, i pyetur nëse do të ketë padi për kryepleqtë që nuk kallëzuan parcelat e kultivuara, n/drejtori i policisë sqaroi se është akoma herët për ta thënë, pasi efektivët janë në operacion.
 
Rendi dhe siguria publike ishte një tjetër pikë që u prek, e që për n/drejtorin e policisë nuk kanë njohur përkeqësim në këtë periudhë, edhe pse pak minuta para fjalës së tij, në Shkodër u regjistrua grabitja e dytë më maska dhe armë brenda javës.
 
Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur në përmbushjen e objektivave të saj për asgjësimin e çdo sipërfaqe të kultivuar me bimë narkotike dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë