Aksioni, Didi: Nuk tërhiqemi pa 
çarmatosur të gjithë Lazaratin

Aksioni, Didi: Nuk tërhiqemi pa <br />çarmatosur të gjithë Lazaratin
TIRANE- Policia nuk tërhiqet pa u çarmatosur Lazarati. Ky është urdhri që kanë forcat e rendit, sipas burimeve të mirinformuara të “Shqiptarja .com”. Duket qartë se në vazhdën e premtimeve të marra qeveria Rama ka vendosur që t’i japë fund një herë e mirë karshillëkut i që bën shtetit fshati “rebel”. Pavarësisht qëndresës së ashpër që i është bërë Policisë nga trafikantët, të cilët i janë përgjigjur me zjarr forcave të rendit, këtë herë për ta nuk ka shpëtim. Policia e Shtetit është e vendosur që të marrë në zotërim të plotë edhe këtë “njollë të errët” që ka qenë prej 20 vitesh jashtë kontrollit të saj.

Kryepolici Didi
“Nuk do tërhiqemi nga Lazarati deri në asgjësimin e rrënjës së fundit të kanabisit”. Ky është mesazhi që kryepolici Artan Didi i ka dhënë të gjithë personave që ditën e djeshme kanë sulmuar me armë forcat e policisë dhe grupin të xhirimit të “A1 Report”. Nga fshati Lazarat, ku Didi ka zhvilluar një takim me forcat RENEA, FNSH, dhe Delta Forcë të Vlorës, ka deklaruar se strukturat policore kanë hyrë në Lazarat dhe nuk do të tërhiqen deri në shkatërrimin e plotë të fidanëve të drogës. Didi gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndjekur nga afër veprimet e policisë në procesin e asgjësimit të fidanëve të drogës. Kryepolici ka shtuar se policia ka përgatitur dhe listën e personave që qëlluan me armë duke u shprehur se shumë shpejt do të kryhet dhe arrestimi i kësaj bande kriminale.

Tek Gate Mahmutaj
Rreth 12:30 forcat e policisë kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mahmutaj. Gjatë ndërhyrjes ndaj forcave të policisë është qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e këtyre forcave, por falë ndërhyrjes profesionale u arrit të vihen nën kontroll të plotë objektet e sipërpërmendura, si dhe sipërfaqja e kultivuar me kanabis sativa. Nga veprimet e kryera në këto objekte pronë e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në administrim të tij u gjetën, u fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshme, që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të Policisë Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi, 1000 fidanë kubikë të gatshëm për kultvim në kapanon. Po ashtu u konstatuan, duke u djegur 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të konsiderueshme të pa paketuara.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS