Aksioni i INUK, Halimi: Kush ka
ankesa t'i dorëzojë në zyrat e PD

Aksioni i INUK, Halimi: Kush ka<br />ankesa t'i dorëzojë në zyrat e PD
Pas aksionit të INUK në Durrës ka reaguar dhe deputeti i PD-së për këtë qytet Eduart Halimi dhe kryetari i PD së qytetit Osman Stafa. “Shteti ligjor është zëvendësuar me atë policor e klientelist, ndërsa banorëve po iu prishen objektet dhe mbeten viktima të këtij sistemi”, ka thënë Halimi

Teksa është njohura nga afër me situatën e krijuar, deputeti demokrat  tha se aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve, po vepron me dy standarde, ku nga njëra anë prishen ndërtimet e qytetarëve dhe nga ana tjetër lejohet ngritja e objekteve shumëkatëshe fare pranë rrugës apo detit.

Sipas Halimit, qeveria po ndërmerr operacion policor dhe jo ligjor ndaj banorëve, të cilët nuk janë njoftuar më herët për prishjen. Për të mbrojtuar interesat e qytetarëve të cilët kanë rënë pre e një aksioni në kundërshtim me ligjin, Halimi, u bëri thirrje që ankesat t’i depozitojnë pranë strukturave të PD, ku do të ndiqen nga një grup juristësh.

Nga ana tjetër kryetari i partisë Demokratike, Durrës Osman Stafa, i pranishëm në inspektim bëri përgjegjës për katrahurën e krijuar bëri kryetarin e bashkisë së qytetit Vangjush Dako.

halimi
halimi

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë