POGRADEC - 120 kilogramë lëndë plasëse C4 i vendosur në 1800 piketa mjaftuan për shembjen e pallatit 7-katësh që ndodhet buzë liqenit të Ohrit në Pogradec. Mjaftoi komanda “Zjarr!” që ndërtesa 7-katëshe të bëhet rrafsh me tokën pas shpërthimit të telekomanduar të finalizuar me sukses mesditën e sotme.

10 minuta para së të bëhej shpërthimi nga punonjësit e INUK dhe forcat xheniere ishte urdhëruar bllokimi i qarkullimit, ndërsa pronarët e banesave përreth ishin urdhëruar ti mbanin dritaret hapur. Punonjësit e INUK prej ditësh kishin nisur punën për hapjen e piketave ku vendosej lënda plasëse.

Ndërkohë mësohet se shpërthimi nuk ka shënuar dëme në banesat përreth, ndërsa nuk ka patur as kundërshtime nga ana e banorëve të zonës lidhur me këtë aksion.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO