Aksioni i INUK,PS: Basha t'i kërkoj
falje shqiptarëve,jo prishje selektive

Aksioni i INUK,PS: Basha t'i kërkoj<br />falje shqiptarëve,jo prishje selektive
Partia Socialiste i ka kërkuar PD-së dhe liderit të saj Lulzim Bashës që t'ju kërkojnë falje shqiptarëve që lejuan zaptimin e çdo hapësirë publike. 

Deputeti socialist Ervin Bushati tha se përgjegjësia e tyre shkon edhe me shume se kaq, pasi ishte Qeveria e Berishës që i legalizoi, duke e bërë procesin aktual të prishjeve me të veshtire dhe me të kushtueshëm. 

Lidhur me akuzat e demokrateve për prishje selektive, Partia Socialiste thote se aksioni nuk ka përfunduar.

"Kush i legalizoi çibanët pa leje, në zemër të qyteteve shqiptare, duke e bërë sot më të kushtuetshme dhe më të vështirë, rikthimin e hapësirave publike tek qytetarët? Përgjigjja është e thjeshtë: Qeveria e kaluar e Saliut dhe e Lulit, të cilët jo vetëm nxitën ndërtimet pa leje, por edhe i legalizuan shumë prej tyre. Sot Luli dhe Saliu, gjenden në pozitë të vështirë.Luli, pasi me heshtjen e tij, braktis cdo ditë më shumë punën e kryetarit të Bashkisë, të cilën për hir të së vërtetës nuk e filloi kurrë. Saliu, pasi cdo ditë që deputetët e tij të pozitës, gjasme denoncojnë rastet e ndërtimeve të paprishura ende nga INUK, kupton se sa fajtor është, se përse ai vetë i ka legalizuar këto mostruozitete në zemër të qytetit", tha Bushati.    



Redaksia Online
(g/fShqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë