Aksioni i INUK, PS: PD nuk
është mësuar me zbatimin e ligjit

Aksioni i INUK, PS: PD nuk<br />është mësuar me zbatimin e ligjit
TIRANE - Partia Socialiste ka reaguar lidhur me akuzar e opozitës për aksionin e INUK, duke u shprehur se Partia Demokratke ankohet pasi nuk është mësuar me zbatimin e ligjit.

Në një dalje për mediat deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, shprehet se aksioni që po kryen INUK është në fakt detyrë e kryebashkiakut Lulzim Basha, njëherësh kreu i PD. Sipas Gjylametit, ka qenë qeveria e mëparshme e cila ka lejuar zaptimin e hapësirave publike, madjes sipas saj edhe duke i legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme.

"Edhe sot dëgjuam nga opozita atë çka jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë. Ankohen pse shteti po funksionon. Ankohen pse ligji po zbatohet. Ankohen pse INUK është duke kryer një detyrë, që në fakt duhet të ishte kryer prej vitesh nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga vetëm Kryetari i opozitës.  Por jo vetëm që Bashkia e Lulzim Bashës nuk ka lëvizur as majën e gishtit për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet pa leje, por pikërisht qeveria e Sali Berishës ka qenë ajo që ndërtimet pa leje i ka legalizuar. Janë pikërisht këta të dy, Saliu dhe Luli, përgjegjësit e zaptimit të hapësirave publike. Dhe sot të dy këta zotërinj duhet të kërkonin falje dhe të mbanin përgjegjësi për dëmin që i kanë shkaktuar qytetarëve dhe qyteteve, jo të mbajnë anën e shkelësve të ligjit dhe zaptuesve të hapësirave publike, siç po bëjnë prej javësh." tha Gjylameti

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë