Aksioni i Lazaratit, policia
arreston të kërkuarin Drini Aliko

Aksioni i Lazaratit, policia<br />arreston të kërkuarin Drini Aliko
LAZARAT - Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , Specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ditën e sotme në një lokal në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë poshtë fshatit Lazarat, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Drini Aliko, 36 vjeç.

Në momentin e arrestimit, 36-vjeçari Aliko nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë.
 
Ndalimi i tij u bë për arsye se ky shtetas ishte person i shpallur ne kerkim, pasi  gjatë aksionit të Lazaratit në karburantin e tij “IP”, si dhe mbrapa karburantit që është një sipërfaqe toke e blerë nga ai në rrugën Kordhocë- Lazarat , mbi ish ndërtesat e  Pularisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armë luftarake të kalibrit të ndryshëm, granata dhe municione të ndryshme, tritol , e lëndë narkotike, tre automjete, nëntë gëzhoja arme zjarri luftarake, armë dhe mjete të tjera.
 
Këto armë dyshohet se janë perdorur nga ky shtetas e persona të tjerë  për të kundërshtuar me armë forcat e policisë gjatë zhvillimit të aksionit kundër kultivimit të kanabis sativa në fshatin Lazarat.
 
Ndalimi këtij shtetasi u bë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhim dhe shitje e lëndeve narkotike” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 79/b-22 e 25,283,e 278/3 i K. Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi