Aksioni i Lazaratit, policia
pranga 3 të kërkuarve të tjerë

Aksioni i Lazaratit, policia<br />pranga 3 të kërkuarve të tjerë
Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga aksioni i policisë në Lazarat për asgjësimin e kanabisit, policia vijon aksionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga kjo zonë për kultivim të bimës narkotike.

Gjatë kontrollit të sotëm policia e Gjirokastrës bën me dije se ka arrestuar Sulo Toto të cilit gjatë kontrollit në operacionin e muajit qershor iu gjet në banesë një bidon me vaj hashashi 5 litra.   Po sot mësohet se është arrestuar edhe Ramis Toto pasi në tokën e tij, gjatë operacionit të qershorit,  u gjetën të mbjella  85 bimë narkotike.

Ndërsa ditën e djeshme policia e Gjirokastrës ka ndaluar Dhurim Çelon i shpallur ne kërkim "prodhim e shitje te narkotikeve",pasi gjatë operacionit anti-kanabis iu gjetën në banesë 65 kg Mariuanë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!