Aksioni i LSI/ Silva Caka në Report Tv: Jemi pro shtyrjes së afateve të vettingut! Çojmë në Kushtetuese ligjin për vettingun në policinë e shtetit dhe atë për rentën minerare

TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet propozimin e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut. Deklarata është bërë në studion e Report Tv nga anëtarja e Kryesisë së LSI, Silva Caka. 

"Jemi pro shtyrjes së organeve por jo të individëve", tha Caka.

Vetë Silva Caka dorëzoi dje në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetueshmëri të disa ndryshimeve në ligjin për 'Vetqeverisjen vendore" por në studion e Report Tv ajo zbuloi se të tjera kërkesa do të shkojnë për ligje të tjera.

"Ky ligj është miratuar para disa vitesh por në vazhdën e disa ndryshimeve që në thelb ishin pozitive por në momentin kur ky ligj ka shkuar në komisionin e ligjeve shtesat dhe ndryshimet e ligjit pësuan një ndryshim me propozimin e relatorit të kësaj çështjes. Kompetencat e Këshillat Bashkiak por edhe kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje i ndryshon në thelb ky ligj i ri. Ligji tenton të ndryshojë edhe mënyrën se si merren vendimet për pronat publike. Tashmë nuk kemi më një nivel transparenca. Sa i përket kuorumit mund të them se është vendosur një shumicë e thjeshtë dhe vendimmarrja ccohet në një dorë të vetme, duke qenë se në përgjithësi shumicën në Këshillat Bashkiakë i ka ajo forcë politike që ka shumicën në Këshill Bashkiak. Aty kanë qenë shumica të cilësuara për vendimarrje të rëndësishme. Këto 2 nene, atë për kuorumin dhe atë për kompetencat i kemi ccuar në Kushtetuese.

Kjo është një kërkesë e parë që po çojmë në Gjykatë Kushtetuese që i hap rrugën më shumë se 5 ligjeve që ne do t'i çojmë në Kushtetuese. Do të kemi një kërkesë për rentën minerale, do të kemi një kërkesë ankimore për ligjin për vettingun për policinë e shtetit. Ne e kemi miratuar vetë si LSI atë ligj, madje unë kam qenë kontributore personalisht, por u ndryshua fiks pas një viti dhe ne i konsiderojmë ato ndryshime antikushtetuese", tha ndër të tjera Silva Caka.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë