Aksioni i OFL-së! Artan Lame në SPAK për pronat e bosëve të krimit: Biseda sekrete (VIDEO)

TIRANE-Kreu i Kadastrës Artan Lame paraditen e sotme ka zhvilluar një takim në SPAK. Report Tv zbardh detaje nga vizita e kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në SPAK.

Artan Lame zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja në kuadër të operacionit të OFL-së. Lame diskutoi me kreun e SPAK-ut në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për pronat e personave në hetim.

Arben Kraja i kërkoi Artan Lames të përgatisë përgjigje për cdo kërkesë në formatin e dokumenteve që kanë vlerën e provës në gjykatë. Hipoteka është 'miniera' e SPAK -ut dhe OFL-së për hetimin e aseteve të krimit, shit-blerjet dhe ato që disponojnë.

Në përfundim të takimit, Lame nuk pranoi që të komentonte atë që u diskutua mes tij dhe Arben Krajës, i pyetur nga Report Tv u shpreh se 'është sekret'.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mul Gjuzi: 27/05/2020 15:39

    O Tan Lame po ti me tfortet je taku ke honger ke pi dhe i ke firmos per tmar prona ne bregdet. Edhe bashk te aluizmi kemi nda shum gjona ti e di. Tfortet e durrsit ti i ndihmove per mcefjen e pronave. Ty ta kan bo ben se e kan zbulu ca ke bo dhe po te rujn me te djeg me acid.

    Përgjigju
  • Niku: 27/05/2020 14:06

    Sa herë që i ankoheshim këtij palaco se të fortët po na tjetërsojnë pronën,, ky dërgonte drejtorin bashkëpunëtorin e të fortit për verifikim dhe thosh skam ç'të bëjë është drejtori përgjegjës.. Ishalla tu mbledhshin ahet e njerëzve të thjesht..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia