-
-
Plani i qeverisë/ Një agjenci për të gjitha pasuritë e paluajtshme, shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës
Qeveria propozon krijimin e Agjencisë Shtetërore të Pronës, një strukturë e re që bashkon funksionet e Kadastrës dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ndërsa merr edhe administrimin e pronës shtetërore. Qëllimi është krijimi i një sistemi të integruar, ku informacioni dhe proceset që lidhen me pronën të administrohen nga një autoritet i vetëm.
9 Shtator, 19:25 -
Kadastra shkon derë më derë, nis nga Palasa trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie
Specialistët do të kryejnë matjet në terren, do të verifikojnë dhe saktësojnë dokumentacionin, ndërsa për çdo rast që plotëson kriteret ligjore do të merret vendimi përkatës, i cili do t’i dërgohet qytetarit direkt përmes platformës e-Albania.
8 Shtator, 20:39 -
Kullat e Veriut drejt restaurimit, Gonxhja: Brenda 2027 kalojmë te investimet, synimi t'i kthejmë në bujtina e muze (VIDEO)
Po finalizohet Programi Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave të Veriut. Janë trajtuar 697 raste për formalizimin e pronësisë, ndërsa janë përgatitur edhe 28 projekte konceptuale restaurimi.
7 Shtator, 12:22 -
‘Kam të njohur te Kadastra’/ U morën 100 mijë euro qytetarëve me dokumente false, pranga 58-vjeçares në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja (VIDEO)
Sipas qytetarëve, 58-vjeçarja u thoshte se mund t’u zgjidhte çështjet pronësore, pasi kishte të njohur në ASHK. Policia ka sekuestruar një shumë parash, disa certifikata të falsifikuara dhe 2 celularë.
4 Shtator, 12:36 -
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues
Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me vendimin e ri do të trajtohen 328 prona, ndërsa në procesin e kompensimit përfshihet një sipërfaqe totale prej 61,477.13 metrash katrorë truall.
3 Shtator, 13:16 -
-
Keni një shtëpi të ndërtuar para vitit ’91? Ja si ta regjistroni në e-Albania, hap pas hapi!
Pronarët e banesave të vjetra mund të regjistrojnë vendimin për kalimin në pronësi përmes e-Albania. Këtu do të gjeni të gjithë procedurën, nga hyrja në portal deri te pagesa dhe pajisja me dokumentacionin e pronësisë.
20 Gusht, 12:46 -
-
Drejtoresha e Kadastrës: Në 2028-ën mbyllen të gjitha legalizimet! 80% e Shqipërisë probleme me hartat
Drejtoresha e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, deklaroi se deri në fund të vitit 2028 do të përfundojnë proceset e legalizimit dhe regjistrimit fillestar të pronave, ndërsa sfidë për institucionin është përditësimi i hartave kadastrale. Ajo iu përgjigj edhe kritikave të kreut të KLSH-së, Arben Shehu, duke kundërshtuar pretendimet se ASHK nuk zbaton rekomandimet dhe se nuk i jep informacion.
15 Korrik, 12:13 -
I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura
Emri i Danjel Gjurës është përmendur edhe më herët në denoncime publike dhe kallëzime penale që lidhen me tjetërsimin e pronave gjatë periudhës kur drejtonte institucionin e Kadastrës, ndërsa këto pretendime mbeten objekt i hetimeve.
10 Korrik, 16:54 -
Kadastra nis legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, parashikohet trajtimi i 500 objekteve
Procesi i legalizimit të objekteve përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë përfshin verifikim të detajuar në terren për secilin objekt, prandaj sipas Kadastrës, bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për përshpejtimin dhe përfundimin e procedurave.
25 Qershor, 19:01 -
‘Shkrihet’ Kadastra e Dibrës, 14 urdhër arreste për tjetërsim pronash! Në kërkim kandidati për deputet i PS, Danjel Gjura
Përmes dokumenteve të falsifikuara, zyrtarët kanë regjistruar prona shtetërore në emër të Teshar Doçit dhe familjarëve të tij. Pas hetimit 7-mujor të prokurorisë, gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 14 persona.
18 Qershor, 10:05 -
'Kush refuzon Kodin Civil, të largohet nga detyra' Braçe ngre shqetësimin për regjistrimin e pronave: Ka qytetarë që presin prej 30 vitesh
Deputeti socialist Erion Braçe foli të martën me shqetësim për mijëra banesa në Shqipëri që prej dekadash mbeten në proces legalizimi, duke akuzuar Kadastrën se po vonon regjistrimin e pronave edhe në rastet kur qytetarët, sipas tij, e kanë fituar tashmë këtë të drejtë përmes Kodit Civil
16 Qershor, 19:25 -
Në dy dekada mijëra ndërtime pa leje të legalizuara, Kadastra: Brenda 2028 mbyllet ky proces, 130 mijë dosje ende pa trajtuar
Agjencia Shtetërore e Kadastrës thotë se vetëm gjatë vitit të kaluar janë pajisur me vendim legalizimi 26 mijë qytetarë. Prej vitit 2006 kur ka fillesat legalizimi i ndërtimeve pa leje e deri në fund të 2025-ës janë trajtuar në total rreth 300 mijë objekte. Për 5-mujorin e parë të këtij viti janë legalizuar 14,478 ndërtime pa leje.
16 Qershor, 16:23 -
Integrimi/ Rama: Shqipëria nuk ka alternativë tjetër! Mund të ankohesh ditën, por natën s’ke makthe
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën rajonale në Tiranë se pavarësisht kritikave apo problemeve që mund të ketë BE-ja, Shqipëria nuk ka alternativë tjetër më të sigurt dhe duhet patjetër të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
26 Maj, 12:47 -
Rama: Do të formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme (VIDEO)
Administrata e pasurive të paluajtshme nga A-ZH do të formësohet e tëra me bashkimin e të gjitha agjensive në një të vetme. Lajmin e konfirmoi kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale që po mbahet në Tiranë për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.
26 Maj, 12:27 -
-
-
Rama premton: Gangrena 35-vjeçare e pronave drejt zgjidhjes
Pronat janë një nga çështjet më të dhimbshme të tranzicionit shqiptar, duke u kthyer në një pengesë për zhvillimin ekonomik, e shpesh burim tragjedish, për shkak të konflikteve të shumta. Pas 36 vitesh, kryeministri Rama tha sot se procesi mund të përmbyllet shumë shpejt.
26 Maj, 12:00