Aksioni i policisë për rritjen e sigurisë rrugore, policia evidenton 38 raste shkeljesh në Elbasan (VIDEO)

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e  shkelësve  të  kodit rrugor, policia e Elbasanit ka vijuar aksionin e kontrollit në aksin nacional të rrugës Elbasan-Librazhd ku raportohet se janë evidentuar 38 raste shkeljesh, ku drejtuesit e mjeteve kanë kryer parakalim të gabuar.

Sipas njotimit të policisë, parakalimet janë kryer duke shkelur tabelat përkatëse dhe sistemin e sinjalizimit vertikal duke shkelur në mënyrë flagrante dhe të pakujdesshme vijën e pandërprerë, çfarë në shumicën e rasteve bëhen burim i aksidenteve të rrezikshme.

Kështu mësohet se gjatë patrullimit të policisë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd  janë evidentuar 38 drejtues mjetesh të cilët kanë kryer parakalim të gabuar ku në shumicën e rasteve parakalimet kanë qenë me rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor.

Policia Rrugore ka hartuar masat administrative të cilat do t’iu dërgohen drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkeljen në adresat e banimit të tyre,si  thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur që do të vazhdojë aksioni për zbatimin e planit të masave për festat e fundvitit për parandalimin e shkelësve të ligjit në kodin rrugor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Elbasanit ka patrulluar në aksin rrugor nacional “Elbasan-Librazhd” për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Duke aplikuar mënyrat e reja të kontrollit që tashmë Policia Rrugore, ka evidentuar me autoveturë të policisë rrugore "civile" të pauniformuar, shkeljet e normave të sjelljes dhe konkretisht parakalimet e gabuara të cilat janë burim aksidenti. Parakalimet janë kryer duke shkelur tabelat përkatëse dhe sistemin e sinjalizimit vertikal duke shkelur në mënyrë flagrante dhe të pakujdesshme vijën e pandërprerë.

Gjatë patrullimit janë evidentuar 38 drejtues mjetesh të cilët kanë kryer parakalim të gabuar ku në shumicën e rasteve parakalimet kanë qenë me rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor. Policia Rrugore ka hartuar masat administrative të cilat do t’iu dërgohen drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkeljen në adresat e banimit të tyre.

Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve:

-mos parakalim në mënyrë të gabuar gjatë lëvizjes

- përqëndrim në drejtimin e mjeteve gjatë ditëve të festave

- mos drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

- përdorm të rripit të sigurimit

-respektim të normave të shpejtësisë së lejuar

- mos përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

- respektim të këmbësorit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ne tiron: 26/12/2018 15:17

    Policia rrugore elbasan, eshte bere si nje tufe kacakesh. Qe zene prit edhe grabisin. Sidomos ne aksin e librazhd. Plehra jane, me te zene frika me marr rrugen per turizem ne korce ose pogradec, se te ndalin taksidaret e elbasanit

    Përgjigju
  • Çentrale: 26/12/2018 14:14

    Po pse kështu i vënë gjobat këta mo. Vënë tabelën 80 km/orë në rrugë të drejtë kur mund të ecësh me 150 km/orë. Kjo nuk është siguri, kjo është të mbledhësh gjoba

    Përgjigju
    • moni: 26/12/2018 16:24

      Rruga eshte me 2 sense kalimi dhe pa ndarje ne mes. Si dashke te ecesh me 150 ti o zotri? Po prandaj vriten si minjte ne aksidente shqiptaret se pjesa derrmuese ecin me mend si keto te tuat.Aty mund te ecesh dhe me 300 km/h, puna eshte me sa e rrit rrezikun e aksidentit? Se edhe ai qe vjen nga perballe mendon njelloj, se helbete shqiptar eshte dhe ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i Premier League

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i Premier League