Aksioni kundër burokracisë
Tabaku: Shkak informaliteti

Pas daljes së ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit që pritet të nisë më 1 tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka reaguar deputetja  e PD Jorida Tabaku.

Përmes një statusi në facebook Tabaku ka treguar se nga shktohet informaliteti ndërsa shkruan sekjo ndodh nga taksat e larta, burokracia dhe korrupsioni.

Statusi i plotë:
E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni. Të njëjtat pengesa qe kane varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja qe janë ne nivelin më të ulët historik.
E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti informalitet? Mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 mln usd në vetëm një muaj!
Ka një mësim qe duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët. Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale. Në vend te propagandës që të mbushë portale e lajme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale. Për këtë të fundit duhet vizion dhe ndjeshmëri politike. Qartazi sa më sipër mungojnë. Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 mln që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!
Ps. Ne pergjigje te deklarates se Ministrit Ahmetaj per vitin e informalitetit!

tabaku fb
   (Postimi i Jorida Tabakut në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave