Ditët e kujtesës në Shkodër, nderim viktimave të komunizmit! Organizatori: Më në fund e ndërtuam monumentin kushtuar sakrificave e qëndresës

Të përndjekurit politik kanë përkujtuar në Shkodër “Ditët e Kujtesës”, ditë kushtuar viktimave, të arrestuarve dhe internuarve gjatë regjimit komunist.

Shkodra si qyteti që vuajti më shumë regjimin e egër totalitar ka edhe monumentin kushtuar këtyre viktimave ndërkohë që organizatoret kërkojnë që 26 shkurti të shpallet ditë kombëtare e kujtimit të viktimave të komunizmit.

“Gati mbas 30 viteve demokraci arritëm që të ndërtojmë një monument, memorial kushtuar  sakrificave, qëndresës por edhe viktimave të regjimit komunist në Shqipëri. Shkodra është përveç të gjithave është qyteti më i persekutuar do të thoja në Shqipëri dhe vazhdon të jetë sot e kësaj dite. Fatkeqësisht unë si një nga familjet e persekutume në Shkodër nuk jam i kënaqur për çdo regjim, çdo parti në Shqipëri ka bërë për këtë kategori. I bëj thirrje që të jenë të sinqertë  për ish të burgosurit politik, këta nuk duan mëshirë, këta duan drejtësi  dhe dinjitet sepse nëse neve  me të vërtet mblidhemi  flasim haptazi, themi fjalën e lirë deri diku votojmë edhe të lirë kjo vjen në sajë të sakrificave  te humbjes së shumë jetëve të të ish burgosurve politik”, tha organizatori Luigj Mila.

“Liria dhe drejtësia këto dy ideale universal të shenjta  të shoqërisë njerëzore na bashkojnë  sot  dhe për çdo vjet 20 Maj këtu në qendrën e Shkodrës përpara këtij monumenti shumë domethënës, kujtesës krimit komunist enverist”, tha Filip Guraziu nga shoqata e të përndjekurve politik.

Por ky aktivitet nuk i ka shpëtuar replikës ndaj kryeministrit Rama, i cili në vizitën e parë zgjodhi muzeun e kujtesës në Shkodër. N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Tonin Dedaj deklaroi se ai i shërben vetëm tallavasë dhe njollos viktimat e komunizmit.

“Kanë shkaktuar vuajtje të këtilla pikërisht në atë godine dhe zotëria tha  do t’i japim jetë. Aty shkojnë vizitorë për të vizituar historinë e dhimbshme te njerëzit që kontribuan për historinë e Shqipërisë  dhe tani shkojnë militant tallavaje. Un nuk e kuptova se çfarë jete do me i dhënë”, tha Tonin Dedaj.

Përfaqësues të shoqatës të së përndjekurve politike, drejtues vendore, dhe përfaqësues të politikës në Shkodër kanë nderuar me kurora me lule te vrarët, të internuarit dhe të burgosurit e regjimit totalitar në Shkodër.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kirasjani: 20/05/2023 19:06

    Ajo shoqat 50% jane spiuna 20% jane kriminela 30% jane tamam te presekutuar e te hequr keç!Edhe Kryetari i tyre nuk ka qene ne burg per politik por per vrasje qe gjith Shkodranet aotokton e din mire.

    Përgjigju
  • Sara: 20/05/2023 17:57

    Ju kishit Saliun qe ju do aq shum por esht kryekomunisti qe ju ka vra familjet tuaja e sot e dashuroni.Do ju vendosja aty para syve foton e Saliut ne vark duke shetit me byron politike o plera.Ju vetem antikomunist nuk jeni por fundrrina qe doni te perfitoni nga teza e antikomunizmit

    Përgjigju
  • Alb: 20/05/2023 16:36

    Mir se ajo kohe ishte diktature, Po sote ca ashte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë