TIRANE – Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike vijon në të gjithë vendin, ndërsa gjatë ditës së sotme dy persona kanë përfunduar në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për lidhje të jashtëligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, sot janë ndërprerë 802  lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, ndërsa në të gjithë vendin kanë vepruar 94 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE.