Aksioni kundër informalitetit
qeveria zbret në terren “spiunët” 

Aksioni kundër informalitetit<br />qeveria zbret në terren “spiunët” 
TIRANE - Bizneset do të survejohen në mënyrë të fshehtë nga persona të veçantë nga tatimet për të denoncuar abuzimet nga biznesi. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka paraqitur një tjetër masë në luftën kundër të informalitetit, ku persona të caktuar do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë subjektet tatimpaguese.

...
Qeveria merr të tjera masa për të luftuar informalitetin në ekonomi. Nëpër biznese të ndryshme do të vendosen persona të cilët do të spiunojnë abuzuesit me ligjin. Punonjësit e tatimeve në mënyrë të fshehtë do të kontrollojnë subjektet të ndryshme. Ka qenë ministri i financave Shkëlqim Cani i cili nga komisioni ekonomisë paralajmëroi këtë masë të re që do të shtrihet në të gjithë vendin. 

"Shumë shpejt hidhen ata që quhen misteri shopping, persona të cilët do të identifikojnë në mënyrë sekrete pa u njohur nga biznesi se nëse lëshohet ajo kuponi, nëse zbatohet çmimi i duhur, nëse biznesi i madh zbaton ato çmime të cilat raportojnë apo janë çmimet më të larta dhe tu heqim të drejtën që ata të kërkojnë rimbursim TVSH-je."-tha Cani.

Cani ka prezantuar në komision edhe ndryshimet ligjore ne ligjin për procedurat tatimore të cilat konsistojnë në ashpërsimin e penaliteteve. Në qendër të aksionit të qeverisë janë bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor, fshehin të ardhurat apo nuk kanë një inventar të saktë. Këto masa u kundërshtuan nga ish ministri i Financave, Ridvan Bode që sipas tij, do të shkaktojnë efekt negative te biznesi vogël.


"Në qoftë se administrata dhe agjentët ekonomikë në treg deri më sot nuk kanë zbatuar ligje që janë shumë të buta se kaq si mendoni që themi 10 fishimi i represionit i ndishkueshmërisë së ligjit do t ëkrijojë rezultate më pozitive për të vendosur rregull dhe konkurencën kur nga ana tjetër cazhdojnë dhe rriten taksat në treg."-u shpreh Ridvan Bode.

Por komisioni është karakterizuar edhe nga debate me tone të larta mes  kryetarit Erjon Braçe dhe ish ministri Bode të cilët nuk i kane kursyer debatet me tone te larta mes tyre.
 
Bode: Evazioni u krijua nga më pak se 6-8 për qind e biznesit, ndërsa drurin do ta hanë 94 për qind të tjerët. Dhe ky ligj adresohet kryesisht ndaj bizneseve të vogla
Kadeli: Unë mendoj që tendenca për të rritur gjobat nuk do t’i sjellë ndonjë të mirë ekonomisë shqiptare, por do të rrënojë biznesin
Braçe: Pse e keni kaq siklet ndëshkimin e personave të paligjshëm? Në cilin shtet nuk ndëshkohen të paligjshmit? Për më tepër, kur flitet për administratën, veçanërisht atë tatimore e doganore, është më mirë të heshtni. Regjistrimi i 20 mijë bizneseve në 1 muaj e gjysmë dëshmojnë fare mirë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën
Bode: E ke bërë paçavure këtë komision
Braçe: Kush je ti që bën këto komente

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet