Aksioni në Lazarat pasqyrohet në
mediat e huaja "Luftë brenda shtetit"

Aksioni në Lazarat pasqyrohet në<br />mediat e huaja "Luftë brenda shtetit"
Si një situatë lufte është pasqyruar situata në Lazarat në shumë media botërore, pjesa më e madhe e të cilave citojnë Associated Press. Në disa prej medieve botërore përmendet edhe sulmi i trafikantëve stafit të A1 Report. 

Washington Post: Luftë brenda shtetit
Aksioni i policisë në Lazarat ka zënë vend edhe në mediat amerikane. “Washington Post” ka raportuar se gjatë aksionit të policisë, përfshirë dhe forcat Renea, bandat vendase kanë sulmuar policët me granatahedhëse, mortaja dhe mitralozë.
 
Prestigjiozja amerikane nuk ka lënë pa përmendur edhe sulmin e ekipit të xhirimit të A1 Report, ku persona të maskuar kanë sulmuar gazetarin, kameramanin, shoferin dhe teknikun e xhirimit si dhe duke djegur automjetin me logon e televizionit.
 
“Washington Post” e ka përshkuar aksionin e sotëm të policisë si një luftë brenda shtetit, ku qindra policë me mjete të blinduara janë përleshur me bandën e kriminelëve. Ajo e cilëson Lazaratin si një qendër e madhe e prodhimit të marijuanës, rreth 230 milje në jug të kryeqytetit.
 
Sipas “Washington Post”, ky fshat arrin të prodhojë në vit rreth 900 ton drogë të vleësuar me shifrën e 4.5 miliardë eurove, e cila përllogaritet me gjysmën e GDP-së së gjithë vendit.
 
Policia shqiptare do të vijojë aksionet kundër prodhuesve të drogës për ta çliruar Lazaratin nga bandat kriminale, lexohet ndër të tjera në shkrimin e “Washington Post”.

Agjencia italiane Rai: Fshati i marijuanës i rebelohet policisë 
Skena lufte në Lazarat, vend ku prodhohen mbi 900 ton kanabis në vit, fillon përshkrimi i RAI për situatën.
 
Në shkrimin e RAI thuhet se disa banorë të zonës janë duke bërë rezistencë ndaj policisë prej orëve të mbrëmjes. Ndërkohë që qindra forca policie janë angazhuar në këtë operacion.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS