Aksioni në Lazarat, policia gjen
32 kg drogë të hedhur në rrugë

Aksioni në Lazarat, policia gjen<br />32 kg drogë të hedhur në rrugë
TIRANE- Droga po gjendet rrugëve tani në Lazarat, pasi banorët po i largojnë nga banesat e tyre. Gjatë ditës së djeshme, uniformat blu kanë gjetur në një lagje të fshatit të drogës 32 kilogramë  kanabis sativa të përpunuar në formë çokollatë. Kjo sasi narkotike ishte futur në një thes plasmasi të zi dhe ishte hedhur në një rrugicë të fshatit Lazarat. Pasi ka gjetur lëndën narkotike, policia ka nisur hetimet për të gjetur pronarët e saj. Gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 10 banesa në Lazarat, ndërsa janë gjetur edhe 5 armë, 4 automatikë dhe një pistoletë, si dhe mbi 2800 fishekë. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur të ndaluar nga policia.

Aksioni i policise
Policia e Shtetit është në ditën e 18 të aksionit të saj në Lazarat dhe çdo ditë me kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike. Dje në mesditë është sekuestruar 32 kilogramë kanabis sativa e përpunuar në formë cokollate, e futur në një thes plasmasi të zi dhe e hedhur në një rrugicë të fshatit Lazarat. Po nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës së djeshme janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 4 armë zjarri automatike, dy prej tyre u ishte vënë zjarrin në rrugë në lagjen e Gjokë, 1 armë zjarri pistoletë, 2810 fishekë model 56, 2 kallëpe tritol dhe 3 krehëra fishekësh. Gjithashtu janë kontrolluar 10 banesa dhe një sëre teritoresh në fshatin Lazarat.

Kanabis dhe arme
Në këto ditë të aksionit të policisë në Lazarat janë asgjësuar  133.567 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe janë kapur 65 ton e 86.937 kg kanabis sativa. Gjithashtu janë gjetur edhe 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 4.395 kg farë kanabis sativa dhe rreth 16.8 litër vaj hashashi. Ndërkaq janë gjetur 410 armë zjarri automatike, 27 pistoleta,     2 snajper, 36 mitralozë të llojeve të ndryshme, 4 mortaja dhe 6 granathedhëse.
 
Operacioni në Shkodër, Gjenden dhe digjen 2286 rrënjë kanabis, një në pranga
Rreth 2286 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia e shtetit në zonat e thella malore të fshatrave Vjerdh, Lisen, dhe Mazreke në qarkun e Shkodrës. Lënda narkotike ishte mbjellë në 5 parcela. Aksioni nisi orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa efektivët e policisë i janë vënë punës për prerjen e lëndës narkotike, e cila kishte arritur një lartësi të konsiderueshme. Bima narkotike ishte mbjelle në një zonë të thyer malore çka e vështirësonte punën e policisë, ndërsa gjatë këtij aksioni policia, prangosi një të ri që kujdesej për lëndën narkotike, ndërsa në kërkim janë shpallur disa bashkëpunëtor të tij.

Aksioni ndiqej nga afër nga shefi i krimeve të rënda në rrethin e Shkodrës Saimir Rustemi. Duke folur për median, ai u zotua se aksioni do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të lëndës narkotike nga kjo zonë. Ndërkohë sasia e kanabisit u asgjësua nëpërmjet djegies. Operacioni i policisë, vjen në kuadër të aksioneve të ndërmarra në të gjithë vendin.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur