Aksioni në Lazarat, Tahiri: Nuk ka
Zot që iu mbron, por dorëzohuni!

Aksioni në Lazarat, Tahiri: Nuk ka<br />Zot që iu mbron, por dorëzohuni!
TIRANE - “Dorëzohuni se as në tokë dhe as në qiell, as Zoti nuk do ju mbrojë dot”. Ky ka qenë mesazhi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një konference për median të bërë mesditën e djeshme për personat që kanë qëlluar policinë në Lazarat. Ministri u ka bërë apel personave të inkriminuar që reaguan me armë ndaj policisë në Lazarat se: “Nuk do të ketë tërheqje të forcave të rendit dhe ata do të përballen me forcën e ligjit”. Ministri Tahiri e bëri deklaratën në krah të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi, gjatë demostrimit të sasisë rekord të heroinës dhe armëve, kapur para disa ditësh në një operacion në Fush-Kuqe.

“NUK JU MBRON ASKUSH”
Duke folur përpara medias, ministri Saimir Tahiri tha se: “Një aksion i shkallës së gjërë po zhvillohet kundër disa kriminelëve në Lazarat”. “I bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. Kolegët e punonjësve të policisë që janë këtu me ne, ata që janë në Lazarat, kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, deklaroi Tahiri. “I bëj thirrje medias, shoqërisë civile, publikut në tërësi, të kuptojë se lufta kundër krimit kërkon kohën e vet. Kërkon dhe sakrifica.

Por ne jemi të vendosur të ecim në rrugën tonë, rrugën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. I bëj dhe një thirrje atyre që tani në këto momente kanë marr armët kundër policisë në Lazarat. I keni bërë llogaritë shumë gabim, dhe mos mendoni kurrë se ka Zot në tokë t’iu dali për zot në rast se kundërshtoni forcën e ligjit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëj detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do veprojë si asnjë herë tjetër!”, ishte mesazhi i ministrit Sajmir Tahiri për bandën e armatosur në Lazarat që ka qëlluar policinë.

SHTETI LUFTË KRIMIT
Ministri i Brendshëm ka falenderuar, policinë, RENEA-n, FNSH për operacionin “Kokaina”, ku u shkatërrua një organizatë kriminale që trafikonte kokainë dhe heroinë. “Jam këtu për të falenderuar punonjësit e policisë, repartin RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, specialistët dhe drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shkatërrimin e një rrjeti mafioz të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe drogave të forta.

Në këto 8 muaj, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, qeveria dhe institucionet, kanë bërë atë që deri në 23 qershor as imagjinohej. Po luftojmë mafien dhe krimin, që në këto 23 vjet, është rritur e pasuruar në kurriz të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Përballë rezultateve të Policisë së Shtetit, presim të gjithë që më e pakta politika të heshti dhe të lërë ligjin të flas”, deklaroi Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë