Aksioni në Lazarat, Vasili: Më në
fund në shteti kontrollon territorin 

Aksioni në Lazarat, Vasili: Më në<br />fund në shteti kontrollon territorin 
TIRANE - Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, teksa ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë nga policia në Lazarat, tha se kjo është prova më e qartë dhe e munguar prej kohësh se qeveria jep për kontrollin e çdo pjese të territorit.

Në një dalje për mediat Vasili theksoi se ky askion është i mirëpritur dhe i kërkuar prej kohësh nga ndërkombëtarët, po ashtu edhe nga qytetarët., ndërsa shtoi se edhe policia po dëshmon se është e qytetarëve.

Vasili apeloi që kriminelët të dorëzohen ndërsa qytetarëve të distancohen prej tyre.

“Është ndoshta prova e munguar prej kohësh që qeveria jep për kontrollin e çdo pjese të territorit të vendit. Është një aksion i përshëndetur dhe i pritur edhe nga ndërkombëtarët, që rendi dhe ligji të veprojë, ky aksion ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që shikojnë se policia është ajo përballet me krimin, në mënyrë që në këtë vend të sundojë demokracia përmes ligjit jo përmes krimit të organizuar. Prandaj, këtë herë, jo vetëm ne, por e tërë politika shqiptare duhet të jetë e rreshtuar në krah të policisë së shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë, të xilët kanë pritur për këtë polici që sakrifikikohet në emër të qytetarëve. I bashkohemi thirrjes që qytetarët e lazaratit të distancohen dhe të ndihmojnë policinë për të neutralizuar ata, në mënyrë që ky aksion të finalizohet me sukses që ka përzier emrin e këtij fshati me disa individë që kanë damksour emrin e Lazaratit. Ne jemi në mbështetje të këtij aksioni, në mënyrë që përfundimi me sukses i këtij operacioni të evidentojë çdo qytetar që policia është e të gjithë shqiptarëve. “ tha Vasili

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit