Aksioni në ditën e katërt, vijon puna për projektin e Unazës së Madhe, shemben disa ndërtime të tjera pa leje (VIDEO)

Projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe ka filluar të marrë jetë. Falë edhe bashkëpunimit të familjeve që kanë vendosur të zhvendosen në banesat sociale, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar për të katërtën ditë radhazi prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave që do mundësojnë ndërtimin e Unazës.

Aksioni u përqendrua në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, ku janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike. Gjithashtu makineritë e IMT-së kanë shembur edhe disa mure rrethuese të cilat gjithashtu përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Pas takimit që zhvilluan me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, banorët e Astirit kanë nisur të bashkëpunojnë me IMT-në dhe ndërmarrjet e bashkisë për të lejuar zbatimin e këtij projekti. Një prej tyre ishte edhe Ukë Çelkolaj nga Tropoja, i cili mbajti fjalën e dhënë në atë takim dhe pranoi që dy objektet i tija të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe të prishen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë, duke i hapur rrugë tashmë vijimit të punës për realizimin e këtij projekti.

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i japë qytetit një rrugë sipas të gjitha standardeve të kërkuara, çka jo vetëm do të sjellë një sistemim të të gjithë segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te sheshi “Shqiponja, por edhe t'i japë zgjidhje trafikut në një nga zonat më problematike për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë që për banorët që preken nga ky projekt dhe që i kanë ndërtimet konformë ligjit është ofruar shpronësim sipas përcaktimeve ligjore, ndërsa për gjithë banorët e tjerë që kanë ndërtuar pa leje në gjurmën e rrugës, Bashkia e Tiranës ka ofruar disa alternativa nga paketat e saja sociale, duke filluar që nga strehimi me prioritet në banesat sociale e deri te bonusi i qirasë për 3 vjet.    

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 30/11/2018 12:14

    Super vjedhja qe i intereson pozites dhe opozites, si nuk doli asnje politikan apo arkitekte te thote se projekti eshte gabim.

    Përgjigju
    • Populli: 30/11/2018 12:58

      Tiranes dhe Populli Shqiptar duhet te ngrihet e tju kerkoj llogari si po prishet nje rruge qe u ndertua ca here. Sa kanalizime dhe sa peme dhe sa rroga dhe rryshfete jane ne kurriz te mjeraneve. Ok varjau shtepive qe pas 26 viteve qe dhe me koventa Europiane qe Shqiperia merr pjese jane LEGALE tashme por gjithe Ai buxhet, ne kurriz Të mjeraneve. SA MBAN KY POPULL.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja