Tubacioni i ujit te mbikalimi në Unazën e Madhe ka shpërthyer. Në rrugë shihet të jetë shkaktuar një pellg i madh uji.

Shërbimi Ujësjellës-Kanalizime Tiranë bën me dije se si shkak i defektit në linjën e transmetimit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në zonën e Daiasit dhe të Lundrës.

Zonat e tjera të Tiranës nuk preken nga defekti.