LAZARAT - Policia ka arrestuar një tjetër person që dyshohet se ishte pjestar i “grupit të zjarrit” që qëlluan ndaj policisë në aksionin e Lazaratit. Pertef Brahimi, 60 vjeç, është arrestuar nga policia pasi në tavanin e banesës iu gjet 1 ton marijuanë. Gjithashtu ai akuzohet për sulm ndaj policisë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë aksioni në Lazarat ka vijuar edhe ditën e sotme ku nga kontrolli i ushtruar në 8 banesa e ambiente përreth, janë arritur të zbulohen një tjetër arsenal armësh. Kështu është arritur të zbulohen dhe sekuestrohen 7 armë zjarri kallashnikov, 1 aparat minakërkues, 6 krehra fishekesh,dhe 2410 fisheke.
Operacioni i policisë në Lazarat është në ditën e 18, ndërsa deri më tani numri i të arrestuarve shkon në 38 persona. Në këto ditë të aksionit të policisë në Lazarat janë asgjësuar 133.567 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe janë kapur 65 ton e 86.937 kg kanabis sativa.
Gjithashtu janë gjetur edhe 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 4.395 kg farë kanabis sativa dhe rreth 16.8 litër vaj hashashi. Ndërkaq janë gjetur 410 armë zjarri automatike, 27 pistoleta, 2 snajper, 36 mitralozë të llojeve të ndryshme, 4 mortaja dhe 6 granathedhëse.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(e.c/g.f/shqiptarja.com)

VIDEO