Si rezultat i kontrolleve të të gjithë territorit në Lazarat policia në lagjen “Gjoka” ka zbuluar sasi të madhe droge të presuar rreth 1.2 ton, e fshehur në bodrumin e një banese të vjetër, si dhe 620 kg ishte rifuxho, e papaketuar. Droga e presuar u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa droga rifuxho u asgjësua në vend me anë të djegies. Ndërkaq, policia po vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkaq, një ditë më parë u gjet një sasi prej 3 ton drogë e fshehur në banesat e Lazaratit. Një pjesë e drogës së gjetur ditë ne djeshme ishte e fshehur në një cisternë metalike që shërbente për transport uji.
Policia bën të ditur se pas sasive të mëdha të drogës, të armëve të zjarrit e sendeve të tjera të kundraligjshme, si dhe mënyra e fshehjes së tyre, bën të domosdoshme vazhdimin e operacionit edhe në ditët në vijim.
REZULTATE TË OPERACIONIT NË TOTAL
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie prej 69 ton e 856.937 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 53 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë .
Si dhe 4.395 kg farë kanabis sativa, rreth 16.8 litër vaj hashashi.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
* 424 armë zjarri automatikë (329) dhe pushkë (95),
* 27 pistoleta,
* 2 snajper,
* 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 30 mitrolozë të lehtë ,6 mitrolozë të rëndë 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 6 granatëhedhës.
* 7 armë të vjetra, si dhe 29 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
* janë gjetur e sekuestruar 49 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
* janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 240.109 fishekë të llojeve të ndryshme, 1258 kallëpë tritol, 763 granata, 361 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3954 kapsolla detonatore, 1314.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 653 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash, 1 aparat minakërkues.
* janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
* janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 4 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
* janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).
* janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
* janë sekuestruar 13 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
* është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 5 kasaforta.
* është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
* dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie, dhe maska
* 5 kamera vezhgimi , 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
* nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
* një sasi e madhe gëzhojash
* kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
* radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
* e një sërë materialesh të tjera.
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
* 33 makineta lojra fati
* 1 rulet lojëra fati
* 2 tavolina-fusha lojra fati
* 2 kasaforta
* 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 849 banesave dhe në një sërë ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 39 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale , si: për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.
Gjithashtu gjatë operacionit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë në Lazarat për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe të shpallur në kërmim më parë , dhe të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë.
Në total gjatë gjithë ditëve të operacionit janë arrestuar dhe ndaluar 49 persona.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)