Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe Merqes Pollo, vjeç 32, banues në Lazarat, pasi nga kontrollet e ushtruara më datë 20.06.2014 në banesën e tij në Lazarat u gjetën 300 bimë narkotike kanabis sativa, 76 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 1 pushkë, 1 automatik, 2 revolver me mulli, 1 pistoletë eco special, 130 fishekë të llojeve të ndryshme. Ky shtetas gjithashtu dyshohet se gjatë zhvillimit të operacionit në Lazarat ka gjuajtur me armë policinë.
Deri më tani janë arrestuar e ndaluar 29 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone etj.. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.
Gjenden sërish armë e drogë gjatë kontrolleve në Lazarat
Policia e Shtetit vijon operacionin në fshatin e Lazaratit për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme deri në këto momente gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur: 400 kg kanabis i gjetur gjatë kontrolleve në 2 banesa, 3 qese hashash i bluar, 14 automatikë, 6 pushkë, 2 mitrolozë të lehtë, 1 shtrat mitralozi, 13 armë të djegura: 11 automatikë, 1 mitroloz, 1 pistoletë, 61.412 fishekë të llojeve të ndryshme dhe arka me fishekë të llojeve të ndryshme. Një sasi e konsiderueshme granatash, tritol, krëhra fishekësh dhe kapsolla detonatorë. 2 pajisje për presimin e lëndës narkotike dhe 4 qese me fitil zjarrpërcjellës dhe disa pjesë pushke.
REZULTATE TË OPERACIONIT PARA DITËS SË SOTME
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 54 ton e 415.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 3 l vaj hashishi.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
- 317 armë zjarri automatikë e pushkë, 18 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 24 mitrolozë, 1 gulinov , 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës, 5 armë të vjetra, si dhe 17 armë gjahu, 1 armë teke gjermane, 2 pistoleta shenjëdhënëse.
- janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura, si: 2 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 26 automatikë dhe 3 pushkë, 2 armë sharp gjermane, 3 pistoleta, 2 armë gjahu, po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 2 krëhra.
- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 121.532 fishekë të llojeve të ndryshme, 2 kuti me fishekë 12.7 për mitrolozë të rëndë, 317 kallëpë tritol dhe një arkë me tritol, 290 granata dhe një arkë me granata, 107 predha granatëhedhësi, 160 copë predha murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 1670 kapsolla detonatore dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 226.3 m fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili, 208 krëhra fishekësh, 9 mbushje predhash.
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 23 automjete të tjera.
- janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.
- janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
- janë sekuestruar 10 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri.
- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.
- është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
- dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.
- 2 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.
- nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
- një sasi e madhe gëzhojash e një sërë materialesh të tjera etj.
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
- 19 makineta lojra fati
- 1 rulet lojëra fati
- 2 tavolina-fusha lojra fati
- 2 kasaforta
- 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 687 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 29 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.
Redaksia Online
(g.f/a.h/shqiptarja.com)