Aksioni në Lazarat, në pranga dy
të tjerë, digjen 4.5 ton kanabis

Aksioni në Lazarat, në pranga dy<br />të tjerë, digjen 4.5 ton kanabis
LAZARAT - Në vijim të operacionit të policisë në Lazarat, dy persona të tjerë janë arrestuar, ndërsa kanë vijuar kontrollet në banesa. 57-vjeçarit Luan Brahimi i janë gjetur në banesë 245 fishekë të llojeve të ndryshme, ndërsa 63-vjeçari Përparim Buci ishte shpallur në kërkim për veprat penale “prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “kultivim i bimëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Më herët gjatë ditës së sotme një tjetër person ka rënë në pranga të policisë në Lazarat, duke e çuar kështu në 32 numrin total të personave të arrestuar, gjatë superaksionit disa ditor antikanabis që policia ka ndërmarrë në këtë fshat.

Në pranga ka rënë Abas Birbili, 61 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij gjatë ditës së djeshme i janë gjetur 22 thasë të mbushur me bimë narkotike kanabis sativa, me një peshë prej 210 kg, si dhe 4 pako të mbështjella me natriban me bimë narkotike kanabis sativa me një peshë prej rreth 2.8 kg.

Deri më tani janë arrestuar 32 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone.

Ndërkaq ditën e sotme nga kontrollet e ushtruara në banesat e Lazaratit, është bërë e mundur zbulimi dhe asgjësimi të një sasie prej rreth 4 ton e 415.7 kilogramë kanabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar edhe 24 automatikë dhe pushkë, si dhe 11903 fishekë të ndryshëm e një granatë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjithashtu edhe një automjet. 

Nga kontrollet e ushtruara në 787 banesa në total janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërkaq ditën e djeshme dy persona të tjerë pjesë e “grupit të zjarrit” janë vënë në pranga të policisë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.

Kontrollet në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme nga Policia e Shtetit.

Policia: Sot u zbuluan dhe sekuestruan 4.4 ton kanabis dhe 24 automatikë e pushkë
Policia e Shtetit vijon operacionin në Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.

Gjatë ditës së sotme, datë 27.06.2014, nga kontrollet e ushtruara është bërë e mundur:
-          gjetja e një sasie prej mbi 4 ton e 415.7 kg marijuanë
-          sekuestrimi i 24 armë zjarri automatikë
-          sekuestrimi i 5 armë zjarri pushkë
-          sekuestrimi i 1 mitroloz i lehtë dhe 1 mitroloz i rëndë
-          sekuestrimi i 1 armë zjarri pistoletë
-          sekuestrimi i 2 pushkëve të vjetra
-          sekuestrimi i 3 armëve të gjahut çifte dhe 2 shotgan
-          sekuestrimi i 11903 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 24 krëhra fishekësh
-          sekuestrimi i 930 copë kapsolla detonatore
-          është sekuestruar 1 kallëp tritol, 93 granata dhe 97 ndezësa
-          është sekuestruar 30 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës.
-          është sekuestruar 1 automjet
-          janë sekuestruar 2 pajisje për presimin e lëndës narkotike
-          janë sekuestruar 2 radio transmetuese
-          Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 30 banesave dhe një sërë ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Forcat e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Luan Maliq Brahimi, vjeç 57, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  tij iu gjetën e sekuestruan 245 fishekë të llojeve të ndryshme. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të mbajtjes pa leje të municionit luftarak, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit Përparim Harzo Buci, vjeç 63, banues në Lazarat, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “kultivim i bimëve narkotike” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283, 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Rezultatet e operacionit në total
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie mbi 62 ton e 515 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 14 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë (me datë 20.06.2014 në banesën e R.Gaba në Lazarat u gjet një sasi prej rreth 13 kg, e cila pas verifikimeve rezultoi e dyshuar lëndë narkotike çokollatë dhe një tjetër sasi ishte sekuestruar në një tjetër ambient), si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 8.8 litër vaj hashashi.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
-          401 armë zjarri automatikë (312) dhe pushkë (89),
-          25 pistoleta,
-          2 snajper,
-          1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 26 mitrolozë, 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës,
-          7 armë të vjetra, si dhe 27 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
-          janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
-          janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 221.737 fishekë të llojeve të ndryshme, 1158 kallëpë tritol, 718 granata, 360 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3539 kapsolla detonatore, 1234.8 ml fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitili zjarrpërcjellës, 593 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.
-          janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
-          janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 37 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
-          janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).
-          janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
-          janë sekuestruar 12 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
-          është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.
-          është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
-          dokumenta identitetesh të  ndryshme, uniforma policie.
-          7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
-          nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
-          një sasi e madhe gëzhojash
-          kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
-          radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
-          e një sërë materialesh të tjera.

Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
-          19 makineta lojra fati
-          1 rulet lojëra fati
-          2 tavolina-fusha lojra fati
-          2 kasaforta
-          9 bateri për makinetat e lojrave të fatit

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 787 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar e ndaluar 32 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?