Aksioni në Lazarat, Prokuroria çon në gjykatë dosjen me 38 të pandehu

TIRANË, 21 Dhjetor/ATSH/.- Prokuroria e Gjirokastrës përfundon hetimet për banorët e Lazaratit, të përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë duke përdorur armët luftarake.
Sipas burimeve zyrtare, dosja do të ketë 38 persona të pandehur, ku 27 prej tyre janë akuzuar pas identifikimit që ju bë në ndërhyrjen policore në qeshor të këtij viti, ndërsa mbi 11 të tjerë rëndojnë dhe akuzat e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe të kundërshtimit të forcave të policisë, në bashkëpunim, ngjarje kjo e ndodhur në tetor 2014.
11 nga të pandehurit u hetuan ndërsa ishin të arrestuar, 17 që janë në kërkim dhe ishin vlerësuar me masën e sigurisë arrest me burg, 1 në arrest shtëpie, ndërsa 9 të tjerë në gjendje të lirë.
Duke i shtuar edhe 18 të akuzuarit e dosjes së parë të dërguar për gjykim në tetor të këtij viti, numri në total shkon në 55. Por, Prokuroria bën me dije se këta nuk do të jenë të pandehurit e fundit. Një grup tjetër personash është duke u hetuar dhe do të dërgohet së shpejti për gjykim.
Të akuzuarit rrezikojnë dënime të ashpra, nisur nga akuzat e ngritura që janë ndër më të rëndat si "prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "kultivimi i bimëve narkotike", "prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake", "organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme", "kundërshtim i forcave të policisë në bashkëpunim" dhe "shkatërrim i pronës". /a.s//m.m/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?