Aksioni në plazhe për zaptimin e hapësirave pa leje, drejtori i Rendit në Shkodër: Problematikë mbetet mosdhënia e territorit ku subjektet dëshirojnë, hiqen shezlongët pa dokumentacion

Zëvendës drejtori i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Shkodër , Dashamir Spaho ka folur në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e zpatimit të hapësirave pa leje në plazhe.

Në një deklaratë për mediet, Spaho thotë se po kryhet fillimisht një kontroll mbi ligjshmërinë e plazheve stacionare të vendosura në Velipojë. Spaho tha se po kontrollohet çdo hapësirë duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për këtë problem.

Spaho tha se kanë pasur vetëm dy subjekte që kanë pasur problematikë për mbivendosjen e metrave, pra kanë shfrytëzuar metra më shumë nga sa kanë aplikuar në E-Albania dhe kemi marrë masa për lirimin e ambientëve dhe për ta vënë në shfrytëzim të subjektit që do të fitojë ne E-Albania.

Po ashtu Spaho nënvizoi se problematikë mbetet mosdhënia e territorit ku ata dëshirojnë, por dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura dhe e vendos agjencia e turizmit.

'Në kuadër të masave për kontrollin e ligjshmërisë së plazheve stacionere të vendosur në plazhin e Velipojës kemi hartuar një plan masash. Kemi ngritur një grup task forcë dhe në bashkëpunim me bashkinë dhe agjencinë e turizimit po kontrollojmë çdo hapësirë duke na paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për këtë problem.

Kemi pasur vetëm dy subjekte që kanë pasur problematike për mbivendosjen e metrave, pra kanë shfrytëzuar metra më shumë nga sa kanë aplikuar në E-Albania dhe kemi marrë masa për lirimin e ambienteve dhe për ta vënë në shfrytëzim të subjektit që do të fitojë ne E-Albania.

Bëhen veprimet proceduriale, dhe këtij biznesi i hiqen shezlongët dhe mjetet e tjera që ka vendosur për shfrytëzim. Në kuadër të grupit të task-forcë do të bëhen dhe me topografë nga bashkia. Nuk është hequr asnjë subjekt që është i ligjshme. Pse ndërhyhet tani? Është punë e vazhdueshme, do të ndërhyhet edha pas një jave edhe pas një muaji.  Problematike mbetet mosdhënia e aplikimit ku ata dëshirojnë, por dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura.

Burim konflikti nuk ka me asnjë subjekt, nuk ka asnjë problematikë, por ne kontrollin do ta vazhdojmë dhe ne kontrollojmë ligjshmërinë. Thirrja e policisë së Shtetit është zbatoni vetëm ligjin. Ju ftoj të gjithëve të vini në Velipojë dhe ju sigurojmë që siguria do të jetë maksimale.'- tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Aksion për lirimin e bregdetit në gjithë vendin! Sekuestrohen mbi 1 mijë shezlongë e 517 çadra! Bezdisen pushuesit! Pogradeci shembull, të gjithë subjektet të pajisur me leje


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja