Aksion për lirimin e bregdetit në gjithë vendin! Sekuestrohen mbi 1 mijë shezlongë e 517 çadra! Bezdisen pushuesit! Pogradeci shembull, të gjithë subjektet të pajisur me leje

Nga veriu në jug, vijon në të gjithë vijën bregdetare në vend aksioni për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë abuzuese. Bëhet me dije se deri më tani, janë skeuestruar në total 1 mijë shezlongë dhe 517 çadra.

Në Durrës, kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur "Plepa" dhe do të vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare, ku si rezultat, deri në këto momente në 30 subjekte janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.

Ndërkohë, në Kavajë janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.

Në Velipojë aksioni ka përfunduar, ku gjatë gjithë vijës bregdetare janë verifikuar 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania dhe për pasojë, në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.  

Prej mëngjesit të sotëm, kontrollet dhe verifikimet kanë nisur edhe në Fier, në Seman, Darzezë dhe Divjakë, ku deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman, ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra, ndërsa aksioni vijon pa probleme.

Aksioni i policisë ka bezdisur jo pak pushuesit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi, duke kërkuar që të paktën të ishin lajmëruar një ditë më parë.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe filloi një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, Rama paralajmëroi dje subjektet që t'i lironin vetë hapësirat e zaptuara pa leje, ose në të kundër do të largohen me pahir dhe do i konfiskohen të gjitha çadrat e shezlongët, për të mos iu kthyer më.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Aksioni për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë abuzive, Pogradeci shembull, të gjithë subjektet të pajisur me leje

 

Ndryshe nga situata në qytetet bregdetare, në Pogradec, subjektet që operojnë në vijën bregliqenore të Pogradecit, janë të gjithë të pajisur me lejen përkatëse.

Në kuadër të të operacionit "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra, rezultoi se në Pogradec, subjektet ishin brena të gjitha rregullave dhe nuk u evidentua asnjë shkelje.

Ora 12:14
Kontrolle në plazhin e Semanit dhe Darzezës, hiqen 157 shezlongë dhe 76 çadra

Policia ka nisur verifikimet dhe kontrollet në bregdetin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë. Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

Ora 12:14
Velipojë, 2 subjekte kishin zënë më shumë hapësirë, hiqen 40 shezlongë dhe 20 çadra

Kontrollet dhe verifikimet në territorin ka nisur edhe në plazhin e Velipojës, Shkodër. Gjatë gjithë vijës bregdetare në Velipojë janë verifikuar 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania. Në këto 2 subjekte janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.  

Ora 12:09
Aksioni në plazhe për zaptimin e hapësirave pa leje, drejtori i Rendit në Shkodër: Problematikë mbetet mosdhënia e territorit ku subjektet dëshirojnë, hiqen shezlongët pa dokumentacion

Zëvendës drejtori i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Shkodër , Dashamir Spaho ka folur në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e zpatimit të hapësirave pa leje në plazhe.

Në një deklaratë për mediet, Spaho thotë se po kryhet fillimisht një kontroll mbi ligjshmërinë e plazheve stacionare të vendosura në Velipojë. Spaho tha se po kontrollohet çdo hapësirë duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për këtë problem.

Spaho tha se kanë pasur vetëm dy subjekte që kanë pasur problematikë për mbivendosjen e metrave, pra kanë shfrytëzuar metra më shumë nga sa kanë aplikuar në E-Albania dhe kemi marrë masa për lirimin e ambientëve dhe për ta vënë në shfrytëzim të subjektit që do të fitojë ne E-Albania.

Po ashtu Spaho nënvizoi se problematikë mbetet mosdhënia e territorit ku ata dëshirojnë, por dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura dhe e vendos agjencia e turizmit.

'Në kuadër të masave për kontrollin e ligjshmërisë së plazheve stacionere të vendosur në plazhin e Velipojës kemi hartuar një plan masash. Kemi ngritur një grup task forcë dhe në bashkëpunim me bashkinë dhe agjencinë e turizimit po kontrollojmë çdo hapësirë duke na paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për këtë problem.

Kemi pasur vetëm dy subjekte që kanë pasur problematike për mbivendosjen e metrave, pra kanë shfrytëzuar metra më shumë nga sa kanë aplikuar në E-Albania dhe kemi marrë masa për lirimin e ambienteve dhe për ta vënë në shfrytëzim të subjektit që do të fitojë ne E-Albania.

Bëhen veprimet proceduriale, dhe këtij biznesi i hiqen shezlongët dhe mjetet e tjera që ka vendosur për shfrytëzim. Në kuadër të grupit të task-forcë do të bëhen dhe me topografë nga bashkia. Nuk është hequr asnjë subjekt që është i ligjshme. Pse ndërhyhet tani? Është punë e vazhdueshme, do të ndërhyhet edha pas një jave edhe pas një muaji.  Problematike mbetet mosdhënia e aplikimit ku ata dëshirojnë, por dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura.

Burim konflikti nuk ka me asnjë subjekt, nuk ka asnjë problematikë, por ne kontrollin do ta vazhdojmë dhe ne kontrollojmë ligjshmërinë. Thirrja e policisë së Shtetit është zbatoni vetëm ligjin. Ju ftoj të gjithëve të vini në Velipojë dhe ju sigurojmë që siguria do të jetë maksimale.'- tha Spaho.

Ora 11:59
Operacioni për lirimin e bregdetit, në Durrës evidentohen 7 parcela pa leje, hiqen 290 shezlongë, 141 çadra

Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë",  Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Durrës.

Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur "Plepa" dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 30 subjekte janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.

Ora 11:39
Velipojë/ I sjellin çadrat e konkurrentit para hotelit, pronarja me shtetësi amerikane debat me policët: Çadrat e mia i keni çuar larg! Të sjell ambasadën këtu! Policia: Ne s'bëjmë hartën dixhitale

Një situatë e koklavitur është krijuar në plazhin e Velipojës, ku pronarja e një biznesi ka debatuar me policinë gjatë aksionin për lirimin nga subjektet pa leje të vijës bregdetare. Besa Shapi operatore turistike, pronare "Royal Hotel", tha se ka marrë leje për një parcelë, por se hapësirën për të vendosur çadra dhe shezlongët para hotelit të saj ia ka zënë një biznes tjetër, që ka aplikuar dhe ka marrë leje. Ajo kërkon që të lirohet hapësira para hotelit të saj dhe të vendos çadrat, ndërsa kërkon nga policia që të sqarojë dhe zgjidh këtë çështje.

Nga ana tjetër policia ka thënë se ajo e ka hapësirën, më larg hotelit të saj, por kjo është refuzuar nga pronarja, e cila shprehet se asnjë klient nuk i vjen kaq larg hotelit për të marrë shezlong. Për këtë policia i ka thënë që ta zgjidhë me institucionin që i ka dhënë leje, pasi ata vetëm kontrollojnë nëse janë zbatuar siç duhet lejet, por nuk caktohet territor apo nuk përcaktojnë hartën dixhitale të ndarjes së parcelave.

Debati i plotë:

Pronarja: Kam marrë leje, kam paguar dhe nuk kam ku të vendos shezlongët pasi nuk më dalim metrat, para hotelit tim kam biznes tjetër. Tani a zgjidhni ju.

Policia: Kush jua ka zënë

Pronarja: këtë zgjidheni ju. Kemi aplikuar me parcela, i kemi këtu, kam marrë lejen dhe i ka aplikanti tjetër aktualisht.

Policia: Do të zgjidhet dhe do e  masim me metër ne dore dhe çdo pjesë që ju takon do e merrni.

Ndërkohë që polica liron një hapësirë që ishte pa leje i drejtohet pronares së biznesit, që ja ku e ka parcelën, por kjo nuk pranohet nga ajo pasi është larg hotelit të saj dhe para një biznesi tjetër.

Pronarja: Unë nuk jam e marrme të hy para biznesit tjetër e dua para hotelit tim, këtë zgjidheni ju

Policia: Ta liruam hapësirën që ke marrë leje, ja ku e ke.

Pronarja: Unë jam qytetare amerikane mos më ngri zëri se të sjell ambasadën këtu. Si mund të ma sjellësh mua këtu në fund. Mua nuk me vjen klienti këtu. Gjeje hapësirën para biznesit tem, nuk më vjen mua klienti këtu.

Policia: Atë zgjidhe me institucion që të ka dhënë lejen dhe hartën dixhitale  

Ministria e Turizmit është ajo që jep lejet për parcelat për hoteleritë në zonat bregdetare dhe lejen për parcelën që i ka miratuar këtë subjekti ia ka dhënë larg hotelit dhe ato të konkurrentit të saj në biznes ia kanë sjellë para hotelit të saj. Kjo problematikë është hasur edhe në bizneset e tjera po në zonën e Velipojës.

Po e njëjta problematikë me zënien e parcelave, ku lejet ishin dhënë po hapësirën e kishte dikush tjetër, çoi në përplasjen tragjike të dy familjeve në Velipojë, Ferracaku dhe Gocaj, që përfundoi me përdorimin e armëve dhe vdekjen e 4 personave dhe 2 të plagosurve.

Ora 10:55
11 parcela pa leje në plazhin e Golemit, sekuestrohen 550 shezlongë dhe 280 çadra

Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", policia e shtetit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave të zaptuara nga subjektet pa leje për kundërligjshme me shezlongë e çadra në plazhin e Golemit. Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.

Ora 10:48
Aksioni për lirimin e vijës bregdetare bezdis pushuesit në Durrës: Të na kishit lajmëruar të paktën një ditë para! Polici: 3 metra larg e ke çadrën tjetër

 

Aksioni i policisë sot në bregdet, për lirimin e hapësirave të zaptuara pa leje, ka bezdisur jo pak pushuesit. Në Durrës, një pushuese e cila u detyrua të ndërronte shezlong, pasi aty ku ishte, pronari i subjektit nuk kishte marrë leje, i shprehu pakënaqësitë e saj policisë, duke i kërkuar që të paktën të ishin lajmëruar një ditë më përpara.

"O zotëri më fal, po ne jemi me fëmijë të vegjël, një ditë para duhej të lajmëroheshim. Tani e rregullt është, duhet të bëjnë pagesat edhe këta, por ne duhej të lajmëroheshim", tha ajo.

Ndërkohë, nga ana tjetër, polici i përgjigjet: "ja ku e ke çadrën tjetër, 3 metra larg e ke".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • $$$$$$$$: 30/06/2021 17:44

    Do ishte me mir qe operacioni bregedeti yn ..te kishte marr emrin operacioni banditave ...

    Përgjigju
  • Toni: 30/06/2021 14:22

    te kuptohemi ,edhe po iken keta qe i kane zene pa leje do vije nje tjeter qe i jane dhene me leje ....rezultati? Plazhe te zena gjithsesi ku duhet te blesh shezlong ndryshe nuk rri dot ....kot e shisni sikur po lironi plazhet thjeshte iken ai pa leje dhe vjen ai me leje ,haoaira publike zero serisht.....

    Përgjigju
  • kaltra: 30/06/2021 12:09

    Në Sarandë kur do filloj çlirimi i plazheve nga zaptuesit?Eshte nje hotel i nje peshku te madh quhet Buze ka zaptuar jo vetem plazhin po edhe rrugen edhe detin.Mos e gezofshin kush e ka bashke me ate zagarin qe ka lene roje ...

    Përgjigju
  • kaltra: 30/06/2021 11:30

    Po në Sarandë te hotel "Buzë "kur do vini të çlironi plazhin dhe detin që e ka okupuar një hijenë ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës