Aksioni opozitar, Paloka: Nga
Janari i 2017 protesta pa kthim

Aksioni opozitar, Paloka: Nga<br />Janari i 2017 protesta pa kthim
Fillimi i vitit të ardhshëm periudhë kjo që përkon me muajt e fundit para zgjedhjeve parlamentare do ta gjejë opozitën në protesta pa kthim.

Ky fakt konfirmohet nga numri dy në Partinë Demokratike, Edi Paloka, i cili thotë se përballja me këtë qeveri do të jetë e ashpër dhe pa kthim ndërsa ende nuk është vendosur se si do ta kujtojë PD 8 dhjetorin. Për këtë datë Paloka kishte edhe një mesazh për kryeministrin Rama.

"8 dhjetori është datë që lidhet vetëm me Partinë Demokratike. Pavarësisht sharlatanëve që dalin sot dhe duan të ndryshojnë historinë. Për Ramën e kam fjalën që thotë se dolëm të dehur dhe përmbysem regjimin ndërkohë që Rama ishte në Greqi. Si në çdo 8 dhjetor ne do të festojmë, se si do ta festojmë do ta vendosim, a do të ketë protestë ndaj kësaj qeverie apo do të ketë një përkujtimore", u shpreh Paloka. 

Po a ka në plan opozita të bojkotojë parlamentin, kjo ide sipas Palokës po përforcohet çdo ditë por janë strukturat që do të vendosin. "S'ka kuptim qëndrimi i opozitës në parlament. Ky është mendimi im por po përforcohet çdo ditë e më shumë por vendimi i përket partisë", tha ai.   

Nga ana tjetër, Paloka i konsideron përjashtimet e deputetëve të opozitës skenar të Kryeministrit për të mbyllur gojën, skenar ky i cili sipas kreut të grupit të PD nuk ka për të funksionuar. "Ka një skenar nga Edi Rama për t'i mbyllur gojën opozitës, por jo Edi Rama, por askush kur nuk mundën të mbyllnin gojën, baballarët e tyre s'na e mbyllin, ca çapaçulë nuk mund të na e mbyllin gojën", theksoi numri dy i PD. 

Paloka përsërit ftesën e kryetarit Basha për t'iu bashkuar Partisë Demokratike të kujtdo që jep ide për zgjidhje të problemeve. Gjithçka bëhet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe qeverisjes demokrate. "Përveç thirrjes që u bëhet deputetëve dhe anëtarëve për t'u hapur dhe për t'u afruar të japin sugjerime e të ofrojnë zgjidhje për problemet. Një nga qëllimet kryesore janë zgjedhjet e ardhshme. Në çfarë niveli demokratik dhe emancipimi do jetë PD sot do jetë dhe qeveria nesër".   

Nga Janari, opozita do të jetë në rrugën e protestave pa kthim. Këtë e konfirmon kreu i grupit të PD Edi Paloka, I cili thotë gjithashtu se opozita është fokusuar në aksionin e saj në dy drejtime, së pari në hapjen e partisë duke ftuar këdo që t'i bashkohet PD-së, duke ofruar ide për zgjidhje të problemeve e së dyti protestat pa kthim përballë qeverisë së majtë. "Nëse e keni te protestat do të jeni të bindur që shumë shpejt, mbase nga fillimi i viti të ardhshëm, do të fillojnë protesta  për të mos u kthyer më mbrapa", tha më tej nënkryetari i PD, Edi Paloka. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës