Aksioni për makinat luksoze, Manjani
ngre pikëpyetje: Cili ligj i ndalon?

Aksioni për makinat luksoze, Manjani<br />ngre pikëpyetje: Cili ligj i ndalon?
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar me kritika aksionin e policisë së shtetit në disa qytete në vend për ndalimin e makinave luksoze për të verifikuar nëse janë vendosur me pasuri të dyshimta. 
 
Ai ngre pyetjen se cili ligj ndalon përdorimin e makinës luksoze. “Ç’krim bën njeriu që blen dhe nget një makinë luksoze?!”.
 
Manjani thotë se nëse synimi i policisë është të shndërrohet në Degë Ushtarake, apo postë kufitare (nga ato të dikurshmet), ku njerëzit duhet të paraqiten me detyrim aty, le ta thonë.
 
Ta thonë që të shkojmë vetë të gjithë nga një herë të paktën… Se janë rreth 400 000 mjete të lëvizshme në vend që nuk ka vend as burgu për të gjithë!
 
Qartësisht “luksi” na qenka diçka e keqe… natyrisht jo të gjithë ata që e kanë janë të këqij…
’ shkruan ai.
 
Ditët e fundit janë sekuestruar disa makina luksoze që ka dyshime se janë vendosur mbi pasuri kriminale, vetëm sot 24 nga të cilat 2 të blinduara në Tiranë dhe Fier.
 
 
Postimi
Ore janë në terezi kta apo jo? Po pse more u dashka ndaluar njeriu të përdorë makina luksoze?!
 
Cili ligj ndalon përdorimin e makinës luksose?! Ç’krim bën njeriu që blen dhe nget një makinë luksoze?!
 
Kush, përveç policisë Shqipëtare, thotë që të kesh një makinë luksoze, të bën automatikisht kriminel?!
 
Pse po të kesh një makinë “jo luksoze” nuk bën dot krim?!
 
Pastaj, çdo të thotë “luksoze”?! 4 rrota që drejtohen nga një timon e lëvizin nga një motorr… Çfarë quhet “luks” në një konstruksion të tillë, i destinuar për komsum!
 
Nuk e di! Po nëse synimi i policisë është të shndërrohet në Degë Ushtarake, apo postë kufitare (nga ato të dikurshmet), ku njerëzit duhet të paraqiten me detyrim aty, le ta thonë!
 
Ta thonë që të shkojmë vetë të gjithë nga një herë të paktën…
 
Se janë rreth 400 000 mjete të lëvizshme në vend që nuk ka vend as burgu për të gjithë!
 
Çfarë është vendi ku po jetojmë? Demokraci, Diktokraci a çfarë?
 
Qartësisht “luksi” na qenka diçka e keqe… natyrisht jo të gjithë ata që e kanë janë të këqinj…
 
Enver e shkuar Enverit….




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011