Në fjalën hapëse të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u zhvillua sot në Uashington, presidenti Donald Trump iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke i thënë që paqja mes Kosovës dhe Serbisë po shkon mirë, por nëse krijohen probleme "telefono dhe ne do ta zgjidhim".
Ky mesazh i Trump është postuar në rrjetet sociale edhe nga i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Misione Speciale, Richard Grenell.
Lajmi kryesor:
Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Shqipëria dhe Kosova premtojnë dërgimin e trupave










