Aksioni për vjedhësit e energisë
PD: Terror policor,s'zgjidh problemin

Aksioni për vjedhësit e energisë<br />PD: Terror policor,s'zgjidh problemin
Partia Demokratike e ka cilësuar si terror policor aksionin e fundit të qeverisë për të ndëshkuar vjedhësit e energjisë. Deputeti i PD-së Florion Mima tha se mbështet idenë që ligji të funksionojë në mënyrë të barabartë për këdo që vjedh energjinë, por sipas tij kur shkelësi i parë i ligjit është kryeministri i vendit.
 
“Aksioni Policor që ka nisur sot, me siguri do të krijojë terror tek qytetarët, por nuk do të zgjidhë problemin, pasi paligjshmëria nis dhe mbaron me qeverinë. Qytetarëve të vendit sot nuk u intereson retorika e propaganda me  regji qendrore. Qytetarët duan të dinë, pse pjesa më e madhe e tyre, ata që janë sot në pamundësi ekonomike, 2 milionë e 100 mijë shqiptarë, do të paguajnë deri në 70% më shumë cdo muaj për energjinë elektrike. Kërcënimi që u bën Edi Rama sot qytetarëve thellon krizën e paligjshmërisë, rrit arbitraritetin dhe shton premisat për shkelje të të drejtave të njeriut, për rritjen e pushtetit autoritarist, pra për rritjen e korrupsionit. ”, deklaroi deputeti demokrat.
 
Sipas PD-së dëmin më të madh sistemit energjitik ia shkaktoi Edi Rama, duke i falur CEZ-it 95 milionë euro, para që ai do ti nxjerrë nga xhepat e varfër të qytetarëve shqiptarë.
 



Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane