Edhe Niko Peleshi e nis punë si ministër i Bujqësisë me një aksion kombëtar kontrolli.
Teksa ka vizituar një ndërmarrje mishi në qytetin e Lushnjës, Peleshi ka njoftuar aksionin e përmirësimit të standardeve të sigurisë ushqimore në vend.
“Kam zgjedhur pikërisht këtë stabiliment për të dhënë një mesazh për të gjithë konsumatorët por edhe ata operatorë në fushën e prodhimit të ushqimeve.
“Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standardet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij.
Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standartizim dhe për rregullim.”
Peleshi gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë më therje jashtë thertoreve dhe se do të mbyllen të gjitha pikat e therjes që nuk plotësojnë standardet, si dhe do të hetohen të gjitha autorizimet e lëshuara deri më tani nga nga Drejtoritë e AKU në të gjithë vendin.
“Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therjeje.
Pikat e therjes që nuk janë të standardit, pra që nuk kënaqin standardin do të mbyllen, po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standardit”
Ky aksion do të përfshijë të gjithë zinxhirin, nga thertoret tek pikat e përpunimit dhe tregtimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO