POGRADEC- Gjuetia pa kriter e Koranit të vogël në liqenin e Pogradecit ka detyruar Ministrinë e Bujqësisë të ndërmarrë një aksion për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues.
 
Nëpërmjet një nisme të përbashkët me Shoqatën e Peshkimit në Pogradec, specialistë të kësaj ministrie kanë zhvilluar kontrolle dhe kanë sekuestruar rrjeta dhe varka të peshkatarëve që po ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.
 
Aksioni ka hasur në kundërshtimin e këtyre të fundit, teksa nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike.
 
Kreu i Shoqatës së peshkatarëve, Adriatik Dokollari, është konfrontuar fizikisht me peshkatarët, të cilët kanë kundërshtuar heqjen e rrjetave të sërfit nga liqeni me argumentin e të vetmes së ardhur ekonomike në familjet e tyre.

“Në aksionin e specialistëve të Ministrisë së Drejtësisë, brenda një ore u kapën 3 varka sërfi dhe peshk sërfi. Ndërsa ne dhe shteti, punojmë për të populluar ujërat e liqenit”, tha Dokollari.
 
Aksionet e ministrisë do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme me qëllim për të ndalur këtë fenomen që po çon Koranin drejt zhdukjes.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)