Aksioni 'Plazhi i Lirë'/ 54 mijë m2 në të gjithë vendin, të proceduar edhe zyrtarë bashkish

Aksioni i anti-informalitetit ka liruar deri tani 54.400 m2 plazh në të gjithë vendin. Gjatë dy javëve të fundit, Policia e Shtetit ndërmori aksionin “Plazhi i lirë”, për të liruar hapësirat publike të zaptuara në mënyrë të jashtëligjshme.

Operacioni ka vijuar në të gjithë bregdetin Shqiptar dhe deri tani janë liruar 54.400 m2 plazh, e ndërsa 86 persona, pjesa më e madhe e të cilëve pronarë të subjekteve janë proceduar në gjendje të lirë. Mes të proceduarve, për të cilët hetimet vijojnë nga prokuroritë e rretheve përkatëse, ka edhe zyrtarë bashkishë, për të cilët dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Rreth 5000 shezlonge e çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike janë sekuestruar. Kontrollet e policisë janë kryer në Durrës, Vlorë, Velipojë, Pogradec, Himarë, Kavajë, e në disa zona të tjera. Personat e proceduar nga policia akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" e "Pushtimi i tokës".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali Robit: 18/08/2019 16:28

    O ju te keshillit hapni syte ne Mali Robit vetem FAFA skraparllimjte e cartun kane zaptuar mijra m katror. pa lene je cm publik edhe pa oaguar nje lek se pronari Fatos Cerenishti eshte funksionar policie i Rilindjed

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse