Aksioni që ‘çmendi’
grekët, arratia e vrasjet

Aksioni që ‘çmendi’<br />grekët, arratia e vrasjet
TIRANE- Në 23 mars të këtij viti, 11 shqiptarë vërshuan nga burgu i Trikalasë, për të shënuar nisjen e një vale të gjatë grabitjesh (rreth 70) dhe vrasjesh. Të arratisurit shqiptarë ishin: Flaulant Luli 27 vjeç, Edison Lika 25 vjeç, Ilir Kupa 27 vjeç, Marjan Kola 36 vjeç (i vrarë), Klement Cala 25 vjeç, Admir Murataj 41 vjeç, Ermal Lita 35 vjeç (i arrestuar tashmë) dhe Fatos Sulaj, 31 vjeç. Fillimisht u tha se ata u për përpoqën të ndihmonin në arratisjen e Alket Rizait, teksa ky i fundit tha se ishte një trillim i policisë greke. Tri muaj pas arratisë, 4 nga 11 shqiptarët e mbetur në liri ishin janë në male, pranë kufirit me Shqipërinë, në Gjirokastër dhe u ndoqën nga 1000 policë, dhjetra makina, 4 kamera termike dhe disa qen të skuadrës së policisë, në një aksion që i kushoi 1 milionë euro policisë greke.

Në korrik u vra nga policia Flamur Sinani, personi kyç që ka ndihmuar 11 shqiptarët të ikin nga burgu i Trikalasë. Në zonën detare afër Prevezës kishte anije patrullimi të Igumenicës për të parandaluar arratisjen e mundshme të shqiptarëve nga deti. Personat që kërkoheshin nga policia ishin Marian Kola, Ilir Kupa, Flaulant Luli dhe Fatos Sulaj. Ermal Lita është arrestuar më herët, pasi së bashku me Admir Muratajn kryen një grabitje në një supermarket në Peristeri. Gjuetia për të burgosurit shqiptarë u kthye në operacionin policor më të madh të dekadës. Kriminelët e arratisur shqiptarë akuzohen se kanë kryer vrasjen gjakftohtë të policit në Dostimo dhe qëlluan 25-vjeçaren Katerina Zogali, e cila ka vdekur. Ata ishin gjithashtu përgjegjës për marrjen e 1.000.000 eurove nga banka në muajin maj.

Gjithsej ata kanë qenë të lidhura me 69 plaçkitje që pas arratisjes e tyre. Operacioni policor, asokohe është penguar nga numri i turistëve në zonë që mund të përdoreshin si pengje nga kriminelët e armatosur. Grekët dyshonin se grupi criminal përhapte panik në popullatë. Autoritetet thanë se ata besojnë se Kupa, 27 vjeç, ishte fshehur në një grykë të pyllëzuar e të dendur, jashtë fshatit të largët Vrosina, në prefekturën e Janinës, rreth 20 kilometra nga kufiri shqiptar. Më 2 korrik, policia qëlloi dhe vrau një tjetër të arratisur, Edison Likën, 25 vjeç. Njeriu i dytë u identifikua si xhaxhai i tij Kujtim Lika, mosha 36 ose 39 vjeç. Gazeta greke “Real Neës” shkruante se kjo bandë grabiti në Tiranë edhe shtëpinë e Argita Malltezit, vajës së ish-kryeministrit Berisha.


Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare