Pas aksionit për të rikualifikuar sheshin e Himarës  dhe nisjes së punës për të liruar hapësirat të cilat pengojnë që plani i rehabilitimit të shkojë deri në fund.  Banorët kanë reagur me protesta duke u shprehur se nuk janë dakord për këtë aksion, pasi sipas tyre kjo është një çështje  e cila cenon të drejtën e tyre në këtë troje.

I ftuar në studion e Report TV, historiani dhe njohësi i mirë i rrethanave historike, Pëllumb Xhufi, ka shpjeguar se protestat e banorëve të Himarës, janë të nxitura dhe kanë një prapavijë, e cila synoin që përmës bllokimit të punimeve të fitojnë në pjesën e përkatësisë dhe ajo që është më e keqja e kësaj është se, kjo mund të çojë deri në humbjen e identitetit.

Sipas historianit Xhufi,  Athina gjithmonë ka ndjekur këtë politikë, për të kërkuar negociata, sepse pretendon se mund të dalë fituese nga kjo çështje, por ne kemi për të zgjidhur çështje më të ndjeshme  dhe shumë delikate.

Ndërhyrjen e qeverisë për të rikualifikuar planin e Himarës , Xhufi e shef si një strategji zhvillimi dhe më pas ky qytet do të bëhet dhe më i bukur , pasi hapësira të shumta janë të bllokuara nga lokale dhe bare të panevojshme.
Intervista e plotë e Pëllumb Xhufit në studion e Report TV:

A po mundohen në gjykimin tuaj që të kanalizojë këtë ngjarje, ndoshta dhe me një pretekst nga Athina zyrtare?
Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, janë një grup njerëzish që e potencojnë këtë gjë. Pikërisht ajo rruga e bukur që u bë para disa vjetësh, me sa duket nuk duhet  dhe nuk kanë dëshirë që ta zhvillojnë Himarën, një Himarë e lënë pas dore, ndoshta i shërben dhe humbjes së identitetit.  Zonat  më e bukur në këtë pjesë janë të bllokuara me disa lokale, nuk e duan zhvillimet, janë të nxitura nga jashtë. Ky grup tregon se janë mbrapa me kohe dhe nuk duan të kenë ndryshim.

Kjo lloj situate, që pati protesta, pati dhe deklarata, mund të jetë një paralajmërim  nga Greqia për Shqipërinë?
Nxjerrin flamurin amerikan, kjo është një fyerje. Këtu ka një qëllim, në radhë të parë jemi mund të kemi një takim mes të dyja vendeve. Ka si qëllim pala greke të shkojë në negociatat, sepse është mësuar kështu. E dyta është  për të fituar edhe ndaj rrugës së Shqipërisë në BE, edhe anëtarësimi në NATO, Grqia na ka dhënë votën e fundit.

Ky lloj presioni mund ti agravojë marrëdhëniet dhe mund të na bllokojë në këtë gjë?
Pala greke ka bërë një politikë që e ka bërë përherë. Ne kemi probleme të mbartura, të detit, të  pronave shqiptare në Greqi, të ligjit të luftës, kufirin tokësor,  kemi çështje të hapura që tronditin dhe ndërkombëtarët kur i dëgjojnë.

Ju e gjykoni se shteti shqiptar është treguar korrekt me cështjen e himarës, premtimi është se gjithçka do të rregullohet me çmimin e tregut, ka patur vizita të ministrit dhe zëvëndes ministri, si e shikoni zoti Xhufi?
Unë gjykojë se është bërë  një kujdes për Himarën, ka shkuar ministri dhe zëvendës ministri. Ka një ligj që edhe himariotët detyrohen t’i përgjigjen ligjeve shqiptare . Unë jam i bindur se shtëpitë që do rregullohen do të jënë më të mira  dhe më të bukura. Unë shikoj njerëzit që janë të revoltuar, janë të iniciuar dhe të nxitur.Në fund të fundit këmbëngul që Himarën do marrë atë që meriton dhe  mund të ja japë  bukurinë e munguar këtij vendi. 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com